• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZJARRET NË VEND/ Dy helikopter nga Hungaria nisen për të shuar flakët në Shkopet, situatë kritike në parkun kombëtar “Lurë – Mali Dejës”
Home
Aktualitet
Kronikë

ZJARRET NË VEND/ Dy helikopter nga Hungaria nisen për të shuar flakët në Shkopet, situatë kritike në parkun kombëtar “Lurë – Mali Dejës”

24 July, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Vatra e zjarrit e aktivizuar fundjavën e kaluar në parkun natyror “Ulëz – Shkopet” u riaktivizua pasditen e djeshme duke kërcënuar sërish djegien e bimësisë dhe banesave në zonë.

Duke qenë se forcat tokësore e patën të pamundur për izolimin e zjarrit, këtë të enjte është rikthyer operacioni nga ajri. Dy helikopter të ardhur nga Hungaria nisën operacionin në orët e para të ditës për të shuar flakët të cilat po zbrinin drejt banesave të Shkopetit dhe në drejtim të Mirditës. Operacioni po mbështetet edhe në rrugë tokësore nga forcat e shërbimit zjarrfikës të pushtetit vendor, ato të shërbimit pyjor dhe forcat e armatosura.

Sakaq, situatë kritike mbetet në parkun kombëtarë “Lurë – Mali Dejës” ku vatra e zjarrit tashmë është futur në fshatin Zall – Gjoçaj dhe rrezikon banesat.

Vetëm një ditë më parë është bërë evakuimi i gjësë së gjallë që veronte në malin e Zall Gjoçajve, bletëve e barinjve që shkojnë çdo vit aty. Avioni i ardhur nga Italia për të ndihmuar autoritetet tona për fikjen e zjarreve rezultoi jo efektiv për shkak të terrenit të thepisur malor që pengonte zbritjen në distancë të vogël nga toka.

Ndërkohë, pritet që pas izolimit të zjarrit në Shkopet dy helikopterët të zhvendosen me operacion në Parkun Kombëtarë “Lurë – Mali Dejës”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E VETMJA MËNYRË QË T'I SHPËTOJA BURGUT..."/ Veliaj i përdori telefonin dy ditë, Fatjon Baci zbardh bisedën e kryebashkiakut me familjarët: Sakrifikoni…
Previous article VENDIMI I QEVERISË/ Ndalohet ndërtimi mbi rrugë, sheshe dhe parqe! Rregullat për transferimin e lejeve e projektet në zonat rurale

s.autor

Postime të ngjashme

“JAM KRENAR PËR BURGUN QË KAM BËRË”/ I dënuari pas lirimit: Më ka bërë mirë, sepse në Shqipëri nuk rrihet Aktualitet

“JAM KRENAR PËR BURGUN QË KAM BËRË”/ I dënuari pas lirimit: Më ka bërë mirë, sepse në Shqipëri nuk rrihet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, shtrëngata të izoluara vetëm në zonat malore Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, shtrëngata të izoluara vetëm në zonat malore

AMNISTIA PENALE/ 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës Aktualitet

AMNISTIA PENALE/ 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT