• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E MËRKURA E “ZEZË” NË VEND/ Katër aksidente rrugore me katër viktima brenda pak orëve
Home
Breaking News

E MËRKURA E “ZEZË” NË VEND/ Katër aksidente rrugore me katër viktima brenda pak orëve

23 July, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Katër të vdekur dhe tre të plagosur. Është ky bilanci i rëndë i aksidenteve rrugore në vend, gjatë kësaj të mërkure.Një ngjarje tragjike u shënua në orët e pasdites në zonën e Qerekës, në Krujë, ku babai përplasi aksidentalisht me makinë të bijën e mitur, e cila ndërroi jetë në spital. Ngjarja ndodhi në ambientet e biznesit të shtetasit A.S., i cili përplasi të bijën rreth 4 vjeçe.

Më herët, gjatë pasdites, një tjetër ngjarje tragjike u regjistrua në Bulqizë, duke u marrë jetën dy personave dhe plagosur një tjetër. Të tre personat po ktheheshin nga puna në minierë, me një mjet tip “Nissan”, që ka dalë nga rruga, duke përfunduar 300 metra poshtë, e për pasojë u ka marrë jetën dy prej personave, ndërsa tjetri ndodhet në gjendje të rëndë te Spitali i Traumës, në kryeqytet.

Një tjetër aksident me të vdekur ndodhi po në orët e pasdites, në fshatin Hotesh të Dibrës. Një grua u përplas aksidentalisht para shtëpisë së saj, teksa gjatë manovrave, drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe bëri që makina të rrëshqasë jashtë oborrit. Pavarësisht përpjekjeve për ndihmë, gruaja ndërroi jetë nga dëmtimet e rënda.

Po ashtu, rreth orës 15:00, një aksident ndodhi në Dimal, në zonën e quajtur Parku i Qytetit, ku nga përplasja e dy makinave, mbetën të plagosur dy fëmijë që udhëtonin në njërin prej mjeteve. Fëmijët 8 dhe 12 vjeç morën lëndime nga përplasja dhe u dërguan në Spitalin e Beratit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARR I MADH NË TURQI/ 11 roje pylli humbin jetën duke luftuar me flakët
Previous article TARIFAT/ Afati skadon më 1 gusht, BE dhe SHBA afër marrëveshjes për 15% për importet

s.autor

Postime të ngjashme

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente Aktualitet

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT) Aktualitet

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT)

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën Breaking News

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT