• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
TË RINJTË NGA BALLKANI PERËNDIMOR, EKSPOZITË NË TIRANË/ Një fotografi, një histori dhe rrëfim mbi vlerën e sportit
Home
Kulturë

TË RINJTË NGA BALLKANI PERËNDIMOR, EKSPOZITË NË TIRANË/ Një fotografi, një histori dhe rrëfim mbi vlerën e sportit

22 July, 2025 s.autor Kulturë

Notar i shkëlqyer, Gersi Troka është një sportist me sindromën down, që ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes mediatike.
Por këtë herë ai është ylli i një ekspozite me foto, pasi është në qendër të një fotografie të realizuar nga Klevisa Kapo, ndërsa shfaqet duke qëndruar në shpatullat e trajnerit të tij, gjatë Lojërave Botërore Olimpike Speciale në Berlin.

Kjo fotografi është përzgjedhur krah 17 të tjerave, si një nga më përfaqësueset në ekspozitën e “We Balkans”, të çelur këtë të martë në Shtëpinë e Evropës në Tiranë.

Për mua kjo fotografi është fituese. Më ngacmoi dëshira e një djali me sindromën doën për t’u marrë me sport dhe për të arritur të fitojë dhe bashkimi me moshatarët e tij. Kjo është tema: bashkimi përmes sportit.”, – thotë për “Report TV”,  fotoreporteri Armando Babani, njëherësh anëtar i jurisë së konkursit, ku fillimisht u paraqitën 200 fotografi.

E emërtuar “Gati. Qëndro. Evropa jonë!” ekspozita synon të reflektojë mbi entuziazmin e të rinjve për sportin, mbi kreativitetin dhe vlerat evropiane dhe ftoi të rinjtë të tregonin urat lidhëse midis popujve të Ballkanit se si sporti i lidh njerëzit, nuk krijon ndarje, por bashkim.

“Sot nuk po shohim thjesht disa foto, por po dëgjojmë zëra të të rinjve nga gjithë rajoni, që kanë përdorur aparatin e tyre si e shohin Evropën, vlerat e saj dhe cili është përfytyrimi që ata kanë për të ardhmen e kësaj Evrope. Ky aktivitet përcjell qëndresë, bashkëjetesë, gjitjhëpërfshirje, respekt për njëri-tjetrin dhe punën në ekip, vlera që qëndrojnë në themel të Bashkimit Evropian.”, – thotë Silvio Gonzato, ambasador i BE-së në Shqipëri.

Më herët, këto fotografi janë ekspozuar në Beograd, Podgoricë dhe Shkup, për të udhëtuar pas Tiranës edhe në Bosnjë e Hercegovinë dhe Prishtinë, ndërsa gjashtë prej tyre, pas një përzgjedhjeje përfundimtare do të shfaqen në një nga kryeqytetet e Bashkimit Evropian.

E pranishme gjatë çeljes së ekspozitës ishte edhe Klodiana Shala, Kampione Evropiane e Atletikës dhe gruaja e parë shqiptare që mori pjesë në Lojërat Olimpike (Athinë 2004), Briken Calja, Kampioni Evropian i Peshëngritjes dhe Finalist i Lojërave Olimpike (Tokio 2020), të cilët reflektuan mbi fuqinë e sportit për të kapërcyer kufijtë dhe për të ndërtuar lidhje midis të rinjve,  Arian Rexhepi, Menaxher i Komunikimeve Digjitale dhe Mediave për ËeBalkans dhe Kleidi Memo, anëtar i rrjetit të Ambasadorëve të Rinj Evropianë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTI NË ZI/ Ndërron jetë në moshën 76-vjeçare legjenda e heavy metal-it, Ozzy Osborne
Previous article DITA BOTËRORE E TRURIT/ Ministria Albana Koçiu ndan rastin e pacientes 16-vjeçare: Ndërhyrje moderne

s.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT