• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRADHËTIA QË U BË VIRALE/ 52 vjeçarja e martuar në një prej familjeve më të pasura në botë
Home
Jetë

TRADHËTIA QË U BË VIRALE/ 52 vjeçarja e martuar në një prej familjeve më të pasura në botë

22 July, 2025 s.autor Jetë

Kristin Cabot, drejtuese e departamentit të Burimeve Njerëzore në kompaninë teknologjike Astronomer, ka tërhequr vëmendjen e mediave në ditët e fundit, pas publikimit të një videoje virale nga koncerti i Coldplay në Boston.

Në pamjet e kapura nga “Kiss Cam”, ajo u shfaq në një moment intim me ish-CEO-në e kompanisë, Andy Byron, videoja ka shkaktuar një skandal publik, duke u shpërndarë atë gjerësisht në rrjetet sociale.

Sipas mediave të huaja, Kristin është e martuar me Andrew Cabot, një trashëgimtar i njohur i familjeve më të pasura dhe më të vjetra të Bostonit.

Nga postimet që Andrew ka bërë në rrjetet sociale rezulton të jetë pronari i kompanisë së njohur të rumit Privateer Rum, dhe është përfaqësues i brezit të gjashtë të dinastisë Cabot. Marka u themelua nga një paraardhës i tij, gjithashtu me të njëjtin emër.

Pasuria e familjes Cabot u vlerësua në 200 milionë dollarë në një artikull të New York Times më 1972, shumë që sot korrespondon me rreth 15.4 miliardë dollarë.

Nuk ka informacione të sakta së kur Kristin dhe Andrew u martuan, por sipas informacioneve mësohet se është martesa e dytë për të dy ata. Kristin është divorcuar nga martesa e dytë në vitin 2022.

Në profilin e saj të fshirë në LinkedIn, ajo ka shërbyer si “anëtare e komitetit këshillues” në Privateer Rum që nga shtatori i vitit 2020. Çifti ka blerë së fundmi një vilë në bregdetin e New Hampshire me vlerë 2.2 milionë dollarë.

Dinastia Cabot – “Elita e elitës” në Boston

Familja Cabot është pjesë e asaj që njihet si “Boston Brahmin”, një elitë aristokrate anglo-saksone protestante që ka dominuar për breza të tërë në qytetin e Bostonit. Një shprehje e njohur në këtë qytet është: “Cabotët flasin vetëm me Zotin”.

Origjina e pasurisë së familjes Cabot është e lidhur me tregtinë detare dhe përfshirjen në tregtinë e skllevërve në fillim të shekullit të 19-të. Më vonë, ata u pasuruan edhe më tej duke investuar në industrinë e karbonit industrial, që luajti një rol të rëndësishëm në prodhimin e gomave për makinën.

Familja Cabot  ka kontribuar gjerësisht në institucione akademike të elitës amerikane si Harvard, MIT, Norëich University dhe Perkins School for the Blind.

Francis Cabot, një trashëgimtar nga New York, ka deklaruar dikur me ironi se: “Familja jonë intereson për dy gjëra, të martohen me gra të pasura dhe të këndojnë në kor.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË VIT NGA MASAKRA E MEMALIAJT/ Babai i kamerierit Gledio Muka, me lot në sy kërkon drejtësi: Nuk di pse nuk zbardhet ngjarja?!
Previous article NGA MASA E PËRKOHSHME TE VLERËSIMI/ 7 pikat kryesore që Vjosa Osmani i kërkon Gjykatës Kushtetuese për krizën në Kuvendin e Kosovës

s.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT