• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EMIGRACIONI I PALIGJSHËM/ Britania e Madhe sanksione ndaj bandave: Ndalim hyrjeje në vend dhe ngrirje asetesh
Home
Nderkombetare

EMIGRACIONI I PALIGJSHËM/ Britania e Madhe sanksione ndaj bandave: Ndalim hyrjeje në vend dhe ngrirje asetesh

22 July, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Çdokush që ndihmon në kalimin e paligjshëm të migrantëve drejt Mbretërisë së Bashkuar do të përballet me ngrirje të aseteve, ndalim udhëtimi dhe përjashtim nga sistemi financiar britanik. Regjimi i parë në botë i sanksioneve kundër bandave të përfshira në kontrabandimin e njerëzve dhe nxitjen e migrimit të paligjshëm do të nisë nga e mërkura e 23 korrikut.

Qeveria britanike do të zbatojë sanksionet e para ndaj individëve dhe grupeve që përfshihen në furnizimin me varka të vogla, tregtinë e pasaportave të falsifikuara apo dërgimin e pagesave përmes rrjeteve të parregullta financiare, në kuadër të “Planit për Ndryshim”.

“Për shumë kohë, bandat kriminale kanë mbushur xhepat e tyre të korruptuar dhe kanë shfrytëzuar shpresat e njerëzve vulnerabël pa u ndëshkuar. Ne nuk do ta pranojmë këtë gjendje. Është detyra jonë morale dhe pjesë kyçe e Planit për Ndryshim të bëjmë gjithçka që mundemi për të shkatërruar këto banda dhe për të siguruar kufijtë e Britanisë.”, tha ministri i Punëve të Jashtme David Lammy.

Ndërsa Ministrja e Brendshme, Yvette Cooper, theksoi se ky është një hap vendimtar në luftën kundër krimit të organizuar.

“Regjimi i sanksioneve të reja shënon një hap vendimtar në luftën tonë kundër bandave kriminale që përfitojnë nga mjerimi i njerëzve. Ne po forcojmë lidhjet me shtetet e tjera për të luftuar këtë problem global. Po dërgojmë një mesazh të qartë se ata që shfrytëzojnë njerëzit e pambrojtur dhe rrezikojnë jetë për përfitime nuk kanë ku të fshihen.”, u shpreh Cooper.

Autoritetet britanike janë koordinuar me partnerë ndërkombëtarë, përfshirë Bashkimin Evropian, për të identifikuar dhe goditur më efikas bandat. Në kuadër të kësaj nisme, Komanda për Sigurinë Kufitare ka marrë një financim shtesë prej 280 milionë paund deri në vitin 2028 për të shtuar resurset teknologjike dhe kapacitetet hetimore.

Masat pritet të kenë ndikim edhe në vendin tonë pasi migrimi i parregullt nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë viteve të fundit. Mijëra shtetas shqiptarë kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashtuar përmes rrugëve të rrezikshme, shpesh me ndihmën e rrjeteve kriminale që përfitojnë financiarisht nga dëshpërimi i emigrantëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E GENTIAN BEJTJAS/ Gjykata e Tiranës liron nga burgu Edison Haxhiun
Previous article PËRZGJEDHJA E KREUT TË BKH/ SPAK: Komisioni do të rendisë kandidatët më të mirë, ja fazat e radhës

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT