• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E PAPRITUR! Rama ngre 3 grupe pune për kontrollin e territorit në bashkinë e kryeqytetit: 1463 problematika të identifikuara në Tiranë
Home
Politikë

E PAPRITUR! Rama ngre 3 grupe pune për kontrollin e territorit në bashkinë e kryeqytetit: 1463 problematika të identifikuara në Tiranë

21 July, 2025 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka ngritur tre grupe punën për kontrollin e Territorit në bashkinë e Tiranës. Gjatë fjalës së tij në takimin me deputetët e zgjedhur të Tiranës në zgjedhjet e 11 majit dhe drejtuesit e strukturave të bashkisë Tiranë, ai tha se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku do të drejtojë grupin për analizën e shërbimeve në Bashkinë e Tiranës.

Grupi tjetër do të drejtohet nga ministri i Financave Petrit Malaj, për analizën e financave në bashki. Dhe grupi tjetër nga drejtuesja e Agjencisë së Zhvillimit të territorit dhe ajo e planifikimit urban.

Një grup që drejtohet nga Zëvendëskryeministrja në lidhje me analizën e shërbimeve në bashkinë e Tiranës, një grup që koordinohet nga Ministria e Financave lidhur me analizën e financave dhe një grup që koordinohet nga drejtuesja e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit dhe drejtuesen e Agjencisë së Planifikimit Urban dhe nën drejtimin e Persidës që përfshin rreth 60 arkitektë lokalë dhe një numër të konsiderueshëm të huaj të cilat kanë filluar të punojnë për modelet e ndërhyrjeve të këtyre lagjeve dhe zonave ku njerëzit kanë nevojë për hapësirë. Nuk mjafton vetëm lirimi dhe pastrimi, por duhen edhe disa ndërhyrje të tjera që do të bëhen në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës”.

Rama bëri të ditur se deri më tani janë evidentuar 1463 çështje ku shumica dërrmuese e tyre janë të lidhura me zënien e hapësirës publike.

Kam përpara inventarin e problematikave të konstatuara në territor, mund të mos jetë shterues, por nëse thjesht dhe vetëm këto problematika do të adresohen si duhet është një garanci e padiskutueshme që do të sjellë një çlirim të madh një frymëmarrje të re të kryeqytetit dhe do të hapim perspektiva të reja për punët në vazhdim që së bashku me bashkinë e Tiranës do të bëjmë për të adresuar nevojën që në këto territore të ndërtohet hap pas hapi një mozaik i ri i një Rilindje Urbane 2.0. Kjo përmbledhje ka 1463 çështje të identifikuara, shumica dërrmuese e tyre janë të lidhura me zënien e hapësirës publike dhe prekin praktikisht jetën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në bashkinë e Tiranës”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRKON RIKTHIMIN NË DETYRË/ KPA rrëzon kërkesën e prokurorit Saimir Bahiti
Previous article E RËNDË/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Fier, dy të plagosur

s.autor

Postime të ngjashme

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit Breaking News

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat Breaking News

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

"NJË BALLIST"/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Prokuroria t’i tregojë vendin... Breaking News

"NJË BALLIST"/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Prokuroria t’i tregojë vendin...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT