Në vijim të vizitës zyrtare në Sofje, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali u prit nga Presidenti Rumen Radev. Në takim ishte e pranishme edhe Zëvendëspresidentja Iliana Iotova. “Shqipëria i është mirënjohëse Bullgarisë për mbështetjen e integrimeve euro-atlantike, anëtarësimit e partneritetit në NATO dhe rrugëtimin drejt familjes europiane, si një proces i mbështetur në meritën, anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade, për të cilën gjatë kësaj vizite konstatova mbështetjen e Qeverisë dhe Parlamentit të Bullgarisë.
Marrëdhëniet mes dy vendeve lehtësohen, përveçse nga lidhjet historike e tradicionale, edhe nga bullgarët me origjinë shqiptare që jetojnë në Madrica, në provincën e Ivaylovgrad, dhe pakica bullgare në Shqipëri, komunitete që janë asete të çmuar dhe ura miqësie.
Vlerësojmë politikat mbështetëse e zhvillimore për Diasporën Shqiptare në Bullgari, për të promovuar jetesën në zonat ku jeton, duke ruajtur gjuhën, kulturën dhe trashëgiminë shqiptare.



