• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
IGLI HASANI NË LETONI/ Viziton edhe kontingjentin shqiptar të Forcave të Armatosura
Home
Politikë

IGLI HASANI NË LETONI/ Viziton edhe kontingjentin shqiptar të Forcave të Armatosura

10 July, 2025 s.autor Politikë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, zhvilloi një vizitë zyrtare në Riga, ku u prit nga Ministrja e Jashtme e Letonisë, Baiba Braže. Takimi rikonfirmoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe vullnetin për të ngritur bashkëpunimin në një nivel më të strukturuar dhe strategjik.

“Shoh potencial të madh për të thelluar bashkëpunimin në fusha kyçe si arsimi, siguria kibernetike, turizmi dhe shkëmbimet kulturore. Kjo vizitë është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një partneriteti të qëndrueshëm mes Shqipërisë dhe Letonisë,” u shpreh ministri Hasani.

Gjatë takimit, ai falënderoi Letoninë për mbështetjen e saj të vazhdueshme ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, duke theksuar se “qëndrimi parimor i Letonisë në Bruksel nuk ka rëndësi vetëm për Shqipërinë, por për vetë besueshmërinë dhe kohezionin strategjik të Bashkimit Evropian”. “Në kushtet aktuale gjeopolitike, zgjerimi nuk është vetëm një proces transformues – është një domosdoshmëri strategjike. Lufta e agresionit të Rusisë e bën edhe më të qartë se përfshirja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është një investim në paqen dhe qëndrueshmërinë e Evropës. Letonia e kupton këtë thellësisht dhe ne e vlerësojmë fort këtë angazhim”, tha ai.

Hasani theksoi gjithashtu rëndësinë e përvojës së Letonisë në mbështetjen e Shqipërisë me njohuri praktike gjatë negociatave të anëtarësimit:

 

 

“Presim të thellojmë dialogun tonë dypalësh mbi reformat dhe të përfitojmë nga përvoja e Letonisë në fusha si qeverisja digjitale, administrata publike dhe zhvillimi i qëndrueshëm”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjatë vizitës në Riga, ministri Hasani vizitoi edhe kontingjentin shqiptar të Forcave të Armatosura në Kampin Ādaži.

“Krenar për secilin prej 22 burrave dhe grave që shërbejnë me profesionalizëm dhe përkushtim – të vlerësuar nga partnerët tanë letonezë dhe përfaqësues të angazhimit të palëkundur të Shqipërisë ndaj NATO-s dhe mbrojtjes kolektive,” u shpreh ai.

Këtë vit shënohen 97 vite nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Letonisë, dhe 33 vite nga rivendosja e tyre. Shqipëria mbetet e përkushtuar për të thelluar partneritetin me Letoninë dhe për të kontribuar në paqen dhe sigurinë në Evropë dhe më gjerë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZAPTUAN HAPËSIRAT PUBLIKE/ Policia aksion për lirimin e tyre në Golem
Previous article NGA KUKËSI NË SHKODËR/ Kush do e drejtojë policinë e qendrës së veriut

s.autor

Postime të ngjashme

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT