• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA UJI, TE NAFTA/ Rama njofton 6 reforma të reja ligjore: S’ka më ‘tokë të xanum’, ligj i ri për kontrollin dhe zhvillimin e territorit
Home
Politikë

NGA UJI, TE NAFTA/ Rama njofton 6 reforma të reja ligjore: S’ka më ‘tokë të xanum’, ligj i ri për kontrollin dhe zhvillimin e territorit

9 July, 2025 s.autor Politikë

Qeveria ‘Rama 4’ do të nisë punën për 6 reforma të reja ligjore, të cilat prekin disa sektorë të rëndësishëm, një prej tyre edhe menaxhimin e hapësirave publike. Lajmi u bë me dije nga kreu i qeverisë Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, ku i jep përgjigje edhe debateve për aksionin për lirimin e hapësirave publike.

Kryeministri shkruan se me ligjin e ri për kontrollin dhe zhvillimin e territorit nuk do të ketë më ‘tokë të xanum’, që deri më tani thekson se janë toleruar nga qeverisja vendore në kurriz të komunitetit apo lejeve me shkelje në kurriz të qytetit. Krahas kësaj reforme, Rama njofton se puna ka nisur paralelisht edhe për reforma të tjera në disa sektorë, si furnizimi me ujë, një problematikë të cilën e ngriti sidomos në qarkun e Vlorës, apo edhe për sistemin e pastrimit e të përpunimit të mbetjeve.

“Toleranca ndaj tokave të xanuna në kurriz të komunitetit apo lejeve me shkelje në kurriz të qytetit, që janë pranuar nga qeverisja vendore si bashkëudhëtare të jetës urbane, ndërkohë që inspektoriatet e mbrojtjes së territorit dhe policitë bashkiake janë bërë në të shumtën e rasteve pjesë e problemit, do të adresohet rrënjësisht me një reformë të re ligjore të kontrollit e të zhvillimit të territorit, për të cilën kemi nisur nga puna paralelisht me disa reforma të reja të shërbimit me ujë të pishëm, të sistemit të pastrimit e të përpunimit të mbetjeve, të furnizimit të popullit me naftë e me barna, si edhe të shërbimit spitalor, që do të jenë piketat e hyrjes në rrugën e mandatit tonë të katërt për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, shkruan Rama.

Reformat e tjera do të shtrihen tek shërbimi spitalor, te furnizimi i popullit me barna, siç thotë kryeministri, apo edhe tek furnizimi me naftë. Për këtë të fundit, Rama ka paralajmëruar se Qeveria shqiptare do ndërhyjë në çmimin e naftës dhe brenda këtij viti do të vendoset një ekuilibër i ri të çmimi i naftës për konsumatorët, me qëllim lehtësimin e barrës ekonomike për qytetarët. Të gjitha këto reforma, Rama thotë se do të jenë piketat e hyrjes në rrugën e mandatit tonë të katërt për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CNN: Trump kërcënoi Putinin dhe Xi se do bombardonte Rusinë dhe Kinën
Previous article PUBLIKOHET FOTO/ Kush është 23-vjeçari që u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit! Dyshimet për vrasjen e tij

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPTARËT NUK FRYMËZOHEN MË NGA JU"/ Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Akti juaj i fundit politik duhet të jetë dorëheqja Breaking News

"SHQIPTARËT NUK FRYMËZOHEN MË NGA JU"/ Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Akti juaj i fundit politik duhet të jetë dorëheqja

"UNË NUK JAM KUMBAR..."/ Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë Politikë

"UNË NUK JAM KUMBAR..."/ Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria Politikë

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT