• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PUBLIKON RAPORTIN PËR SHTETIN E SË DREJTËS/ KE: Po konsolidohet drejtësia, SPAK punë të mirë. Kujdes me Komisionin ‘Xhafaj’! Kritika KLGJ e KLP
Home
Politikë

PUBLIKON RAPORTIN PËR SHTETIN E SË DREJTËS/ KE: Po konsolidohet drejtësia, SPAK punë të mirë. Kujdes me Komisionin ‘Xhafaj’! Kritika KLGJ e KLP

8 July, 2025 s.autor Politikë

Komisioni Evropian ka publikuar këtë të martë raportin përfundimtar për shtetin e së drejtës në Shqipëri, draftin fillestar të të cilët Report Tv ekishte raportuar më herët. Raporti 17 faqësh i qëndron vlerësimeve për vazhdimin e konsolidimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri, ndërsa potencion problematikat ‘post vetting’, sidomos të lidhura me dy organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë KLP e KLGJ.

Raporti kritikon dy institucionet qeverisëse të drejtësisë për kuotat në Shkollën e Magjistraturës, në një kohë kur sipas thekson Komisioni Evropian sistemi ka mungesa burimesh njerëzore.

Komisioni Europian përsërit shqetësimin e shprehur më herët dhe për emërimet e anëtarëve jo-magjistratë në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, të cilët zgjidhen nga parlamenti. Po ashtu vihet në dukje se mangësitë vazhdojnë në praktikë dhe në kuadrin ligjor për procedurën e emërimit të anëtarëve jo-magjistratë në KLGJ dhe KLP, të cilët nuk i nënshtrohen të njëjtave standarde për kontrollin e të kaluarës dhe deklarimin e pasurisë si anëtarët magjistratë, gjë që ndikon në transparencën dhe meritokracinë e procesit.

Pavarësisht sulmeve nga grupe politike, krimi organizuar apo edhe në media, Komisioni Evropian thotë se SPAK tregoi vizion të shëndoshë strategjik dhe pavarësi në kontributin në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë. KE evidenton se SPAK gëzon një nivel të lartë besimi publik. Për këtë arsye Komisioni Evropian ka kritika sa i takon komisionit Xhafaj, për të cilin thotë se ekzistojnë mangësi në lidhje me punën, metodologjinë dhe ndikimin e komisionit ad hoc parlamentar për thellimin e reformave për qeverisje të mirë, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin.

Një punë të bërë dy herë e quan Komisioni Evropian duke pasur parasysh edhe diskutimet që po bëhen në procesin e negociatave me BE, ndërsa thekson se “Është e rëndësishme që puna e komisionit ad hoc të jetë gjithëpërfshirëse, transparente dhe në përputhje me rezultatet pozitive të reformës në drejtësi të vitit 2016, duke garantuar pavarësinë e institucioneve të drejtësisë”.

Për përceptimin e korrupsionit, KE ka shtuar Barometrin Special të vitit 2025, që nuk ishin në draftin paraprak, që tregon se 86% e të anketuarve shqiptarë e konsiderojnë korrupsionin të përhapur në vendin e tyre (kur mesatarja e BE-së është 69%) dhe 45% e të anketuarve ndihen të prekur personalisht nga korrupsioni në jetën e tyre të përditshme (mesatarja e BE-së 30%). Sa i përket bizneseve, 85% e kompanive konsiderojnë se korrupsioni është i përhapur (mesatarja e BE-së 65%) dhe 63% konsiderojnë se korrupsioni është problem kur bëhet biznes (mesatarja e BE-së 35%).  Teksa vlertësimin miratimin e strategjisë antikorrupsion, megjithatë thotë Komisioni Evropian “mbetet i nevojshëm forcimi i mëtejshëm i kapaciteteve institucionale, planifikimit, koordinimit dhe mekanizmave të monitorimit”.

Në raport pa ndryshime është miratuar edhe pjesë për Gjykatën Kushtetuese. Komisioni Evropian vëren se vijon pasiguria ligjore në lidhje me ripërtëritjen e Kushtetueseësm ndërsa thuhet se shqetësim mbetet edhe moszbatimi i disa vendimeve të Kushtetueses, sidomos nga Kuvendi.

Aksesi në drejtësi ende jo në nivelin e duhur, me sistemin e integruar modern elektronik që sipas KE pritet të bëhet funksional vetëm në vitin 2030. Situata me stokun e çështjeve të mbartura është përkeqësuar sipas Komisionit Evropian “ndërkohë që masa vendimtare për rritjen e efeciencës ende nuk janë zbatuar”.

Nga viti i kaluar Komisioni evropian ka nisur të publikojë, krahas raporteve vjetore të progresit për vendet në proces anëtarësimi, dhe një raport dedikuar shtetit të së drejtës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GAZA/ 5 ushtarë izraelitë vriten në një shpërthim me bombë, 14 të tjerë u plagosën
Previous article RIHAPET ÇËSHTJA PAS 17-VITESH/ Mësuesja italiane u vra dhe krimi mbeti pa autor, tani dyshohet se e kreu një 47-vjeçare shqiptare

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin Politikë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan... Politikë

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT