• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
186 gjoba në 2017 për zyrtarët që nuk deklarojnë pasurinë, por edhe për bizneset pa “bilbilfryrës”
Home
Sociale

186 gjoba në 2017 për zyrtarët që nuk deklarojnë pasurinë, por edhe për bizneset pa “bilbilfryrës”

29 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) dorëzoi së fundmi në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë raportin mbi zbatimin e buxhetit gjatë vitit të kaluar, duke argumentuar të ardhurat dhe shpenzimet. Ajo që bie në sy është një rritje e numrit të gjobave në raport me 8-mujorin 2017 të cilat nga 154 kanë shkuar në 186 të tilla.

Por e veçanta e këtij tremujori është që kontrolli ka filluar edhe për bizneset që kanë detyrim caktimin e një sinjalizuesi dhe nuk e kanë bërë atë sipas kërkesave. Madje vetë ILDKPKI deklaron se gjobat në fjalë janë vendosur si pjesë e mosrespektimit të tre ligjeve, por nuk specifikon numrin që i përket çdo kategorie.

“Arkëtimi i gjobave të vendosura për rastet e shkeljes së detyrimeve ligjore gjatë zbatimit të ligjit nr. 9049 datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive të Detyrimeve Financiare të të Zgjedhurve dhe disa nëpunësve publikë” i ndryshuar me ligjin nr 9367, datë 7.04.2005 “Për Parandalimin e Konfliktit të Interesave në Ushtrimin e Funksioneve Publike” i ndryshuar si dhe nga zbatimi i ligjit nr 60/2016 datë 2.6.2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve” nga njësitë përgjegjëse në autoritetet publike dhe subjekte private për vitin 2017 janë gjithsej 186 raste në vlerën 29.1 milionë lekë” thuhet në raportimin e ILDKPKI për zërin e parë të sigurimit të të ardhurave.

Po kështu, Inspektorati vlerëson se ka vijuar puna për ekzekutimin e atyre gjobave që kanë marrë vendim të formës së prerë nga ana e Gjykatës.

“Ekzekutimi i detyrueshëm nga zyrat përmbarimore të rretheve për gjoba të vendosura për rastet e shkeljeve të detyrimeve ligjore si dhe vendimeve gjyqësore që kanë marrë formë të prerë. Për vitin 2017 janë ekzekutuar gjithsej 112 raste në vlerën 18.6 milionë lekë, nga të cilat 84 raste në vlerën 14.4 milionë lekë, kanë kaluar në llogari të të ardhurave të ILDKPKI. Arkëtimi në favor të ILDKPKI për 28 raste të tjera, të cilat përbëjnë vlerën 4.2 milionë lekë, është në proces likuidimi” thuhet në dokumentin e ILDKPKI.

Në total të ardhuat nga dy zërat janë në 43.6 milionë lekë duke pësuar një rritje me 74 për qind në raport me vitin 2016.

Bilbilfryrësit

Në fillim të muajit korrik, ILDKPKI u dërgoi një shkresë gjithë bizneseve me më shumë se 100 punonjës, ku u kërkohej “të caktohej një njësi përgjegjëse e cila regjistron, heton, administrativisht, shqyrton sinjalizimet për rastet e korrupsionit pranë ILDKPKI sipas ligjit. Për sa më sipër, mbartni detyrimin për ngritjen e njësisë përgjegjëse dhe njoftimin me shkrim të Inspektorit të Përgjithshëm për krijimin e saj së bashku me gjeneralitetet, pozicionet e punës, si dhe kontaktet e punonjësve të caktuar brenda datës 15.07.2017. Shkelja e detyrimeve të përcaktuara në ligj ju ngarkon me përgjegjësi administrative dhe penale”, thuhej në shkresë.

Disa biznese raportuan në atë kohë se po hasnin vështirësi në gjetjen e një personi të tillë, pasi punonjësit nuk pranonin të bënin “spiunin” brenda ndërmarrjes.(Monitor)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vrasja e Ivanoviç/ Rama tregon çfarë ka biseduar me Vuçiç në forumin e Davos
Previous article GJENETIKË/ Zbulohet ADN-ja e kulturës

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SHISNIN ARMË ZJARRI E MUNICIONE/ Goditet grupi kriminal në zemër të Tiranës, 4 të arrestuar, 2 në kërkim Aktualitet

SHISNIN ARMË ZJARRI E MUNICIONE/ Goditet grupi kriminal në zemër të Tiranës, 4 të arrestuar, 2 në kërkim

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT