Kryeministri Edi Rama ka kërkuar dorëheqjen e drejtorëve të bashkisë së Durrësit. Sipas raportimeve, takimi i Ramës me drejtuesit vendorë ne bashkinë e Durrësit ishte me tone kritikuese, teksa ka bërë të njëjtën kërkesë si në dy bashkitë e para që ka vizituar, atë të Vlorës dhe Fierit.
Në takim kreu i qeverisë ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë drejtuesve të bashkisë si dhe drejtuesve të institucioneve të cilat nuk kanë përmbushur detyrën. Gjithashtu raportohet se ka shprehur kritika të ashpra për zaptimin e hapësirave publike.
Para se të jepte ultimatumin e tij në Bashkinë e Durrësit, kryeministri Rama ishte në Bashkinë e Fierit ku ka kërkuar sërish të njëjtën gjë, dorëheqken e të gjithë drejtorëve të cilët nuk kishin përmbushur detyrat.
Bashkia e Vlorës ishte e para që u përball me ultimatumet e kryeministrit, ku dhanë dorëheqjen 21 drejtorë të këtij institucioni. Vendimi i tyre erdhi një ditë pas takimit që kryeministri Rama pati për rreth 1 orë të enjten në këtë bashki, ku në qendër të kritikave ishte kryetari i Bashkisë, Ermal Dredha.


