• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TË GJITHË DREJTUESIT DO TË MERREN TË RINJ”/ Rama pas dorëheqjes së drejtorëve: Një kapitull i ri do të fillojë për Partinë Socialiste të Vlorës
Home
Politikë

“TË GJITHË DREJTUESIT DO TË MERREN TË RINJ”/ Rama pas dorëheqjes së drejtorëve: Një kapitull i ri do të fillojë për Partinë Socialiste të Vlorës

7 July, 2025 s.autor Politikë

Të gjithë drejtuesit do të merren të rinj”, tha kryeministri Edi Rama gjatë takimit në bashkinë Vlorë.

Në lidhje me 21 drejtorët e dorëhequr, ai u shpreh se ata kanë treguar që janë të papërshtatshëm për ta kryer atë detyrë.

Rama: Drejtorët e bashkisë së dorëhequr kanë treguar se janë të papërshtatshëm për ta kryer atë detyrë ndërkohë që atyre mund t’ju jepen mundësi të reja në të ardhmen. Por dua t’i bëj thirrje që të gjithë ata që vijnë të shërbejnë siç duhet. Ne do të jemi shumë kërkues sa i përket shërbimeve dhe emërimit të tyre sipas meritës. E njëjta gjë do të vlejë edhe për drejtuesit e institucioneve qendrore në Vlorë të cilët janë dorëhequr.

Asnjë person që ka mbuluar funksionet publike nuk do të rimerret si drejtues në këtë fazë. Të gjithë drejtuesit do të merren të rinj, të gjithë janë të mirëpritur të kontribuojnë më shumë për qytetin.

Të gjithë ata që kanë studiuar në Vlorë në Tiranë apo jashtë vendit që janë të dëshiruar të shërbejnë në administratën e shtetit apo në administratën e Vlorës që punojnë kamarier apo punë të tjera janë të pritur që të vijnë dhe të konkurrojnë për postet përkatëse. Bashkia do të konfirmojë të gjitha dorëheqjet dhe do të hapi garën për udhëheqës të rinj.

Ajo që ne kemi bërë në Vlorë me grupin e deputetëve që na dha një rezultat tepër të mirë është vetëm hapi i parë për disa reforma në vijimësi që do të ofrohen.

Një kapitull i ri do të fillojë edhe për partinë socialiste të Vlorës ku janë komanduar dy bashkëkryetarë të rinj Erjona dhe Klevisi.

Erjona është edhe deputete ndërkohë që Klevisi është këtë në Vlorë për të mbajtur shtëpinë hapur në mënyrë të pandërprerë shtëpinë e partisë socialiste.

Të gjithë kryetarët e organizatës politike do të vlerësohen sipas shërbimit të tyre në 11 Maj. Ndërkohë partia do të hapet totalisht për të krijuar grupe të reja për të ftuar individë të rinj të jenë kontribues do të hapen edhe grupet me qytetarët për të evidentuar çdo gjë në terren në kohë reale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THEMELIMI I NJË PARTIE TË RE/ Donald Trump: Elon Musk ka dalë nga shinat
Previous article NJË TJETËR NGJARJE E RËNDË NË LUSHNJË/ Hyri në banesën e të resë dhe tentoi të kryejë marrëdhënie, shpallet në kërkim 40-vjeçari

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë! Politikë

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë!

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT