• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NJË JAVË MES FLAKËVE DHE TYMIT TOKSIK/ Shuhet zjarri në landfillin e Elbasanit
Home
Breaking News

NJË JAVË MES FLAKËVE DHE TYMIT TOKSIK/ Shuhet zjarri në landfillin e Elbasanit

6 July, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas gjashtë ditësh zjarri masiv dhe shtëllungash tymi toksik të dendura, flakët në landfillin e Elbasanit janë vënë në kontroll.

Raportohet se ditën e sotme në zonën e vendgrumbullimit të mbetjeve nuk ka pasur më flakë. Në operacionin për fikjen e zjarrit të dyshuar të qëllimshëm u angazhuan forcat zjarrfikëse, strukturat vendore, ushtrinë dhe institucionet qendrore.

Ndërkohë bëhet me dije se e gjithë sipërfaqja e landfillit, është mbuluar me mbi 35 mijë metër kub dhera. Trashësia e shtresës së dheut shkon deri në 2 metra në pjesën e sipërme dhe nga 30 deri në 50 cm në skajet anësore. Përmes kësaj synohet ndërprerja e furnizimit me oksigjen dhe ndalimi i përhapjes së mëtejshme të zjarrit në thellësi.

Qytetarët që jetojnë afër vatrës së zjarrit ishin shprehur se për shkak të tymit po përballen me probleme si frymëmarrjen dhe shqetësime të tjera shëndetësore. Dy ditë më parë qytetarët protestuan për katastrofën mjedisore që po ndodh në qytetin e tyre. Banorët fillimisht u mblodhën pranë Prokurorisë së Elbasanit dhe më pas marshuan drejt Bashkisë së qytetit. Ata kërkuan përgjegjësi nga institucionet për menaxhimin e kësaj krize dhe për masat që duhen marrë për të parandaluar rrezikun që zjarri i mbetjeve po u sjell.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JAVA NIS ME DIELL DHE TEMPERATURA TË LARTA/ Cilët pritet të jenë 3 qytetet më të nxehtë në Shqipëri
Previous article ZJARR NË FSHATIN MBRAKULL/ Shkrumbohet një sipërfaqe me pisha, zjarrfikësit vënë në kontroll flakët

s.autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT