• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Pas 18 vitesh pa shpresë, çifti bëhet me fëmijë falë inteligjencës artificiale
Home
Jetë

SHBA/ Pas 18 vitesh pa shpresë, çifti bëhet me fëmijë falë inteligjencës artificiale

4 July, 2025 s.autor Jetë

Kjo është historia e një çifti në SHBA të cilët pas 18 vitesh përpjekje për tu bërë prindër, më në fund arritën të realizonin ëndrrën e tyre përmes inteligjencës artificiale.
Çifti, kishte kaluar nëpër më shumë se 15 cikle të dështuar të fertilizimit in vitro (IVF) në qendra të specializuara në të gjithë botën. Por diagnoza e rrallë e bashkëshortit, azoospermia, një gjendje ku nuk ka asnjë spermë të dukshme në lëngun seminal, ua kishte mbyllur të gjitha rrugët.

Pas humbjes së çdo shprese, ata vendosën të provojnë për herë të fundit në Columbia University Fertility Center, ku një teknologji e re e quajtur STAR (Sperm Tracking and Recovery) po testonte kufijtë e mjekësisë riprodhuese.

Çfarë është STAR?

STAR është një sistem i avancuar që përdor kamera ultra të shpejta dhe inteligjencë artificiale për të skanuar miliona imazhe mikroskopike dhe për të gjetur qeliza të gjalla të spermës që janë praktikisht të padukshme për syrin e njeriut. Në rastin e këtij çifti, pas më shumë se dy ditësh kërkimi pa rezultat nga teknikët, AI arriti të identifikojë 44 spermatozoidë të gjallë brenda një ore, mjaftueshëm për të realizuar fertilizimin in vitro.

“Çdo mëngjes zgjohem dhe më duket sikur është një ëndërr,” tha gruaja, teksa fëmija pritet të lindë në dhjetor.

Rreth 10% e burrave me probleme fertiliteti diagnostikohen me azoospermi, dhe deri më tani opsionet e tyre ishin shumë të kufizuara, shpesh duke përfshirë ndërhyrje kirurgjikale të dhimbshme dhe të pasigurta. Tani, falë STAR, miliona çifte në të njëjtën situatë mund të kenë një alternativë më të sigurt, më të shpejtë dhe më efektive.

Kjo teknologji për momentin është e disponueshme vetëm në SHBA, por ekspertët thonë se qëllimi është që ajo të përhapet në të gjitha qendrat kryesore të fertilitetit në botë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PANIK NË SARANDË/ Turisti nxjerr thikën dhe terrorizon pushuesit e tjerë
Previous article ROMANCË NË HORIZONT? Postimi i fundit i Ronela Hajatit shkakton reagime në rrjet

s.autor

Postime të ngjashme

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT