• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BUJQËSIA/ Rama: Linjë kredie 250 mln €, duhet një sipërmarrje rurale e fuqishme
Home
Politikë

BUJQËSIA/ Rama: Linjë kredie 250 mln €, duhet një sipërmarrje rurale e fuqishme

2 July, 2025 s.autor Politikë

Është koha që vendi të ketë një sipërmarrje rurale të fuqishme, tha kryeministri Edi Rama nga Cërriku, ku mblodhi fermerë, ministra dhe kryebashkiakë për të folur mbi sfidat e bujqësisë, në kushtet kur vendi po përgatitet për të qenë anëtar i BE në fund të dekadës.

“Ky vend duhet të ketë sipërmarrje rurale të fuqishme. Duhet të kemi ambicien që tani t’i kushtojmë më tepër rëndësi agropërpunimit, rritjes së eksporteve të produkteve të përpunuara, por kjo kërkon sipërmarrje. Dhe kjo s’mund të jetë çështje fati apo thjesht dhe vetëm e dëshirës së disa individëve por një strukturë e tërë pune e përbashkët.”, u shpreh Rama.

Duke folur për një sinergji mes institucioneve, për të çuar para zhvillimin rural, të parat që kritikoi ishin bashkitë. Sipas Ramës ata duhet të bëjnë një kthesë të fortë për të kthyer sërish vëmendjen te fshati.

Qysh se është bërë reforma administrativekryetarët e bashkive e shohin fshatin si çështje të urbanizmit, infrastrukturës rrugore, të pastrimit, të ndriçimit, por nuk e shohin, si pjesë të punës së tyre të përditshme në funksion të zhvillimit. Jemi në një pikë, ku duhet patjetër të garantojmë një kthesë në këtë drejtim pushteti vendor duhet të bëhet pararojë në këtë sipërmarrje. Të jetë pika e parë mbështetje për ata që duan të zgjerojnë sipërmarrjet apo të reja. Jo pushteti vendor të jetë siç ndodh shpeshherë, problemi kryesor për të marrë një vërtetim apo leje”, shtoi kreu i qeverisë.

250 milionë euro tha Rama, të vëna në dispozicion të fermerëve në formën e një linje kredie nga Banka e Shqipërisë është mjaftueshëm për t’ju përgjgijur ambicieve të fermerëve për projekte në fshat

“Kemi vendosur në dispozicion të fermerëve dhe fshatit një linjë të re kredie nga Banka e Shqipërisë, 250 mln euro që është një shumë kolosale për t’iu përgjigjur ambicieve dhe për t’iu dhënë mbështetje projekteve në fshat, kjo e kombinuar me garancinë sovrane që është prej kohësh në dispozicion të fshatit”, u shpreh ai.

Takimi për bujqësinë do të vijojë në Cërrik edhe të enjten.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RINUMËRIMI/ Zegjine Çaushi humb mandatit e deputetit
Previous article ABUZOI SEKSUALISHT ME VAJZËN E TIJ TË MITUR/ Lihet në burg Zamir Meta

s.autor

Postime të ngjashme

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD Politikë

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit Breaking News

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat Breaking News

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT