Po mbahet në GJKKO seanca ndaj Leonard Dukës dhe të pandehurve të tjerë të cilët akuzohen për vrasjen e Santiago Malkos.
I prnaishëm në seancë është edhe babai i Leonard Dukës.
Ai ka deklaruar se Malkon nuk e njihte dhe me sa kishte dijeni as djemtë e tij nuk kishin kolnflikte me të.
“Në dijeninë time nuk e di nëse kanë patur probleme me Ervis Martinajn, unë nuk e njoh.
Aleksandër Maxhaku është nipi im, djali i motrës, e thërrasim Leksi, Aleks varet. Kam shumë vite pa e takuar thuajse 6 vjet, nuk e di ku është. Dritan Again e njoh është nga vendi jonë, një stërmbesa jonë e ka burrë. E kemi deri diku tonin nuk është i huaj. Dritanin e kam parë djemtë e mi si çunat që rrinë.
Oltion Lokën e kam parë, e njoh nga lagjja. Ai ka pas banuar në Shëngjergj. Olti i thërrisnin shkurt, nuk e di me kë rrinte nga çunat. Fatmir Dogja, e kam dëgjuar në televizor. Ilir Selmani e kam dëgjuar në TV por si person nuk e njoh. Blendi Teta, nuk e njoh e kam dëgjuar në media”, tha ai.
“Merresha me tregti me biznesin tim, Leonardi ka patur biznesin e tij, me lojërat e fatit. Nuk e di me kë bashkëpunonte, nuk i jam përzier në punë djemve.
Ervis Martinajn e kam dëgjuar, as e njoh as e kam parë asnjëherë, në media e kam dëgjuar.
Edhe emrin e Santiago Malkos e kam dëgjuar në media”, tha ai.


