• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SEANCA E PARË NË GJYKATËN E POSAÇME/ Reagon Berisha: Fund e krye piramidë mashtrimi
Home
Politikë

SEANCA E PARË NË GJYKATËN E POSAÇME/ Reagon Berisha: Fund e krye piramidë mashtrimi

30 June, 2025 s.autor Politikë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar menjëherë pas përfundimit të seancës së parë gjyqësore për dosjen “Partizani”, e zhvilluar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Në një deklaratë për mediat, Berisha e cilësoi procesin si “politik dhe të inskenuar”, duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama se qëndron pas hetimeve dhe akuzave.

“Ky është një proces i urdhëruar nga Edi Rama, një farsë gjyqësore që synon të godasë opozitën dhe të më pengojë mua si lider i saj,” tha Berisha. Ai theksoi se e gjithë çështja është ngritur mbi një kallëzim të rremë dhe nuk përmban asnjë provë ligjore që e implikon atë apo familjarët e tij në veprimtari të paligjshme.

Berisha shtoi se nuk është dhënë asnjë metër tokë publike dhe se prona në qendër të akuzave ka qenë gjithnjë pronë private e trashëguar ligjërisht. Ai e konsideroi gjyqin si një akt hakmarrjeje politike dhe theksoi se do të vazhdojë të mbrojë të vërtetën në çdo hap të këtij procesi.

Procesi në GJKKO ndaj Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, vjen pas disa muajsh hetimesh nga SPAK për dyshimet mbi përfitime të paligjshme gjatë kohës kur Berisha ishte në pushtet. Megjithatë, kreu i PD-së këmbëngul se nuk ka kryer asnjë shkelje dhe se akuzat janë të motivuara politikisht.

Reagimi i plotë:

Kapja dhe përdorimi i drejtësisë si armë politike është tipar kryesor i rregjimeve autokratike të korruptuara.
Sot fillon procesi gjyqsor politik në GJKKO për dosjen “Partizani”, fund e krye një piramidë mashtrimi.
Fill pas urdhërit publik të Edi Ramës në Kongresin e PS në Prill 2022 drejtuar SPAK për të proceduar penalisht Sali Berishën, prokurorët e nënshtruar dërguan 16 kërkesa brenda muajit duke nisur hetim 30 vjeçar shtrirë në 3 breza ndaj Sali Berishës deri tek mbesat e palindura të tij.
Prokurorët politikë u bazuan në kallzimin e rremë të ish-kryetarit të Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla kryer në 2020, sipas të cilit kryeministri Sali Berisha i ka kthyer dhëndrit të tij tokë të shpronësuar nga autoritetet italiane gjatë Luftës së Dytë Botërore, pra kinse tokë publike nga territori i klubit “Partizani”. Ndërkohë Fletoret Zyrtare të atyre viteve provonin se toka në fjalë kishte mbetur gjithnjë tokë private dhe se nuk ishte shpronësuar kurrë. Megjithatë, pasi ata hetuan deri në arkivat e para 100 viteve duke injoruar Fletoret Zyrtare që janë online, pasi hetuan veprimtarinë 20 vjeçare të PD nga 2005 deri tek kandidatja e PD për kryetare të Bashkisë së Korçës në 2023 nese kishte marrë sponsorizim për kapelet e fushatës, pasi mbajtën në arrest politik të kundraligjshëm kryetarin e Partisë Demokratike të Shqiperise për 333 ditë, rezulton se:
1. Për akuzën e tyre per dosjen “Partizani” nuk ka asnjë fakt penal. Jamarbër Malltezit nuk iu është dhënë asnjë m2 tokë publike.
2. Toka ishte gjithnjë e 5 familjeve private të Tiranës – një prej të cilave familja e gjyshërve të Jamarbër Malltezit – dhe se Taulant Balla kreu kallzim të rremë.
3. Nuk ka asnjë qindarkë dëm ne para publike. Shteti veç ka përfituar nga zbatimi i ligjit.
4. Në këtë proces nuk ka asnjë zyrtar të çfarëdo niveli që dyshohet për asnjë veprim të paligjshëm pasi ata kanë zbatuar strikt ligjet e vendit
5. Nuk ka asnjë provë, asnjë dëshmi, asnjë dokument që të tregojë se Berisha ka bërë ndërhyrjen më të vogël ndaj kujtdo.
6. Ndonëse pretenduan se kishte ndonjë ligj apo VKM nominative, po vetë shërbëtorët e Edi Ramës kanë pohuar tashmë se nuk ka asnjë akt zyrtar, asnjë ligj apo VKM nominative (krejt ndryshe nga Edi Rama që ka nxjerrë Ligjin Fusha, 4 VKM nominative për të grabitur truallin e gjimnazit e ia fali Bolinos, Ligjin klientelist të Portit të Durrësit, VKM për të grabitur bazat detare ushtarake apo VKM për të lumturuar vëllain e vet me 37,000 m2 tokë dhe ndërtesa në tokë private).
7. Asnjë nga privatet që kanë zhvilluar pronën nuk ka pasur asnjë kontratë publike dhe nuk kanë përfituar asnjë cent nga qeverisja e Sali Berishës.
8. I vetmi dëm në financat publike ka ardhur nga shpërdorimi i detyrës nga Edi Rama që solli dëm mbi 340,000 euro në financat e Bashkisë (vertetuar me vendim gjykate të formës së prerë) por SPAK nuk guxon as ta thërrasë si dëshmitarë e jo më ta mbajë përgjegjës Edi Ramën për demin.
Pas 5 vitesh hetimi të vetingut 30 vjeçar, kanë gjetur se Sali Berisha bashkë me të shoqen disponon gjithsej 100,000 euro kursime të 54 vite pune, dhe një apartament 40 m2 më të madh sesa ai që kanë pasur gjatë diktatures. Dhe se ai dhe femijët e tij kanë zbatuar vetëm ligjin.
Prokuroria politike pas këtij vetingu akuzon Sali Berishën për korrupsion pasiv, duke shpallur të tillë solidaritetin familjar dhe aktet e bamirësisë për fëmijët në nevojë. Konkretisht ata kanë shpallur si korrupsion pasiv:
1. Pagesën që e bija, Argita Malltezi Berisha, ka kryer për një javë pushime familjare dhe 2 fatura spitali
2. Bamirësinë e vajzës dhe dhendrit për të përballuar prej 10 vitesh shpenzimet për 3 familje autike qe janë trajtuar në Qendrën Rajonale të Autizmit që është ngritur dhe drejtohet prej 20 vitesh nga Dr. Liri Berisha pa asnjë pagë e asnjë shpërblim.
3. Pagesat e procese gjyqsore në të cilat Argita është palë dhe që janë hua familjare.
4. Donacionin e kompanisë “Homeplan” prej 4,600 eurosh që iu bë Ministrisë së Kulturës për të mbuluar shpenzimet e këngetarëve Ricardo Cocciante dhe Elhaida Dani që erdhën për dekorim nga Presidenti i Republikës.
Prokurorët gënjyen dhe i shpallën si aktivitet elektoral kur ata nuk kanë marrë pjesë në asnjë aktivitet politik të kohës.
Por drejtesia politike nuk do mund të shpëtojë kurrë Edi Ramën nga fundi që e pret atë dhe pushtetin e tij, të ngritur mbi krimin, drogën dhe mjerimin e shqiptarëve.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKELJET ME TENDERIN 2.29 MILIONË EURO/ Kreut të KPP i komunikohet akuza! GJKKO i cakton
Previous article 11 MAJI/ Pas Tiranës nis rinumërimi i votave për Fierin, përfundojnë 31 kuti

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin Politikë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT