• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHKELJET ME TENDERIN 2.29 MILIONË EURO/ Kreut të KPP i komunikohet akuza! GJKKO i cakton
Home
Breaking News

SHKELJET ME TENDERIN 2.29 MILIONË EURO/ Kreut të KPP i komunikohet akuza! GJKKO i cakton

30 June, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas shpalljes zyrtarisht të pandehur, Prokuroria e Posacme i ka komunikuar këtë të hënë akuzën kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri. Sipas SPAK ai akuzohet për veprën penale ‘shkelje e barazisë në tendera’. Bëhet fjalë për tenderin e mirëmbajtjes së aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit me gjatësi 58.7 kilometër dhe me vlerë 2.29 milionë euro.

Ndërkohë, GJKKO e pezullon nga detyra dhe ka caktuar ndaj tij masën detyrim paraqitjeje.

“Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, në kuadër të procedimit penal 175/1 i vitit 2022*, me vendimin nr.61, datë 30.06.2025, ka caktuar masën e sigurisë ndaj shtetasit, J. M., i cili mban detyrën e Kryetarit të Komisionit të Prokurimeve Publike, i dyshuar për kryerjen e veprës penale: “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal, të cilit i është komunikuar akuza.

Masa e vendosur përfshin“Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, si edhe atë të sigurimit personal me karakter shtrëngues,“Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka dërguar për ekzekutim vendimin, nr.61, datë 30.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.

Objekti i këtij procedimi penal ka qenë procedura e prokurorimit, me nr. REF-65268-07-13-2020, “Loti V: “Mirëmbajtje rutinë me përformancë rruga Rrëshen (Ura e Fanit) – Shpal, Shpal – Q. Bene – Hadroj, Shpal – Ura e Repsit”, me fond limit 219.866.693 lekë pa tvsh, zhvilluar më datë 18.9.2020, me autoritet kontraktor Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH).

Shqyrtimi i procedurës nga ana e autoritetit kontraktor ka pasur paligjshmëri, të cilat Komisioni i Prokurorimit Publik nuk i ka marrë në konsideratë.

Gjatë shqyrtimit të ankesës të procedurës së mësipërme, ky Komision, në kundërligjshmëri ka favorizuar bashkimin e operatorëve ekonomik; A.M., dhe D.-1., ku pas veprimeve hetimore ka rezultuar se kanë paraqitur dokumente të falsifikuara.

Për këtë procedurë prokurimi janë marrë si të pandehur: J.M., V.Zh., L.S., M.Z., E.B., V.H., G.A., dhe A.H., të dyshuar për kryerjen e veprës penale: “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe shtetasit; M.L., N.K., dhe A.K., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal”, njoftoi SPAK.

Dosja e kreut të komisionit të Prokurimit Publik po hetohet nga prokurori Elvin Gogaj, i cili vendosi të ndryshojë statusin e Myzyrit nga person nën hetim, në i pandehur. Ashtu si edhe në herët e tjera Jonaid Myzyri edhe këtë radhë nuk ka preferuar të flasë për mediat nga ambjentet e SPAK.

Në listën e personave të pandehur që SPAK pritet t’i komunikojë akuzën këtë javë janë dhe 3 anëtare të gjykimit të ankesave nga subjektet private në Komisionin e Prokurimeve Publike. Mësohet se të gjithë personat akuzohen për “Shkelje të barazisë në tenderë”, duke pasur në fokus pikërisht abuzimet me tenderin për mirëmbajtjen e rrugës “Rrëshen-Shpal dhe Shpal-Ura e Repsit”.

SPAK është duke hetuar procedurat e tenderëve përgjatë viteve 2020-2023 pasi ka dyshime të forta se janë zhvilluar pa garë, pasi në shumë raste rezulton pjesëmarrëse vetëm një kompani, e në raste të tjera, shoqëritë janë skualifikuar në mënyrë të padrejtë. Jonaid Myzyri u emërua në krye të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP) në vitin 2020, për një mandat 5-vjeçar, me propozim të Këshillit të Ministrave dhe votim në Parlament. Me marrjen zyrtarisht të pandehur nga Prokuroria e Posaçme, Jonaid Myzyri i digjet mundësia për një mandat të dytë në krye të Komisionit të Prokurimeve Publike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENTOI ME FURGON TË MITURIN/ Përfundon në pranga 47-vjeçari në Vlorë
Previous article SEANCA E PARË NË GJYKATËN E POSAÇME/ Reagon Berisha: Fund e krye piramidë mashtrimi

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN LUSHNJE-TIRANË/ Benz-i përplas për vdekje të riun (EMRI) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN LUSHNJE-TIRANË/ Benz-i përplas për vdekje të riun (EMRI)

FOTOLAJM/ Momenti kur Kryeministria u rrethua nga qytetarët Aktualitet

FOTOLAJM/ Momenti kur Kryeministria u rrethua nga qytetarët

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT