• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“U KE QETHUR…”/ Përplasje mes Julian Meçes dhe Arjan Ndojës në gjyq, zbardhen DETAJE nga letra anonime
Home
Aktualitet
Kronikë

“U KE QETHUR…”/ Përplasje mes Julian Meçes dhe Arjan Ndojës në gjyq, zbardhen DETAJE nga letra anonime

27 June, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ish-prokurori Arjan Ndoja, aktualisht deputet i zgjedhur i Partisë Demokratike nga zgjedhjet e 11 majit, ka dhënë sot dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), lidhur me atentatin e ndodhur ndaj tij në nëntor të vitit 2019.

Ndoja është përballur në sallën e gjyqit me dy të pandehurit, Plarent Dervishi dhe Julian Meçe, të cilët akuzohen për atentatin e armatosur që tronditi opinionin publik më shumë se pesë vite më parë.

Gjatë seancës, Ndoja është pyetur edhe për një letër anonime, që sipas tij i është lënë poshtë derës së banesës pas atentatit. Ai nuk ka dhënë detaje konkrete mbi përmbajtjen e letrës, por shtoi se ajo përmbante kërcënime dhe referenca ndaj ngjarjes.

Avokati Isuf Shehu, mbrojtësi i Julian Meçaj: Pse e ke këshilluar babain e Julian Meçaj?

Ndoja: Përderisa unë kam marrë plumba dhe nuk i jam debitor askujt, i thashë Basir Meçes, shiko se na kanë ardhur plumba, nuk i meritojmë. Ia kërkova Basirit ta hiqte djalin ta çonte jashtë si mik, si prind. Unë mendoj se po na bënin intriga. Përhapja e një të gënjeshtre si e vërtetë është intriga.

-Letra anonime poshtë derës, pas ngjarjes. Dyshohet se ti si prokuror, ke ndërhyrë në një çështje ligjore.

Ndoja: Te letra që më erdhi nuk kishte asnjë të dhënë, asgjë të shënuar, as procedimi. As nuk dihet kush e solli atë letër. E mendova thirra Basirin, ia tregova se çfarë mendoja.

Julian Meçaj – Arjan Ndoja:

-Në 2001 ke filluar punë. Të kanë ardhur disa letra anonime? Si prokuror, a ia keni dorëzuar organeve?

-Ndoja: Jo.

-Meçe: Ti thua nëse do kishe borxh, do e shlyeje medoemos. Si do e ktheje?

Gjykata e refuzon pyetjen.

Debate në sallën e gjyqit. Julian Meçaj, ish- prokurorit:

-Katolikët e Shkodrës deri te katolikët e Pogradecit, trafikantëve u ke qethur lesht.

SPAK: Në vitin 2019, cili ka qenë pozicioni juaj?

Ndoja: Prokuror.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISHTE ME TË NË MAKINË GJATË ATENTATIT/ Arjan Ndoji tregon si e njohu “Rrumin e Shijakut”: E kam mik…
Previous article ZGJEDHJET E 11 MAJIT/ Përfundon procesi i rinumërimit për qarkun e Tiranës, ja sa vota humbën partitë e mëdha

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT