• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
11 MAJI/ KQZ vulos nesër ndarjen e mandateve për 4 qarqe! Kolegji rrëzon PD dhe për 3 qarqe, i hap rrugë certifikimit të zgjedhjeve
Home
Politikë

11 MAJI/ KQZ vulos nesër ndarjen e mandateve për 4 qarqe! Kolegji rrëzon PD dhe për 3 qarqe, i hap rrugë certifikimit të zgjedhjeve

24 June, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Saga e zgjedhjeve të 11 majit, do të përfundojë të mërkurën në KQZ për 4 qarqe. Pasi Kolegji Zgjedhorcertifikoi zgjedhjet në Kukës, Gjirokastër, Korçë e Lezhë, Ilirjan Celibashi pritet të shpërndajë mandatet.

Ndërkohë, Kolegji Zgjedhor rrëzoi këtë të martë ankimimet e PD-së për Shkodrën, Dibrën dhe Beratin duke thënë se në zgjedhje nuk ka pavlefshmëri dhe ato nuk përsëriten. Për Vlorën, trupa e gjyqtarëve do të vendosë më 26 Qershor.

Kështu, Kolegji i hap rrugën ndarjes së mandateve nga Ilirjan Celibashi edhe për këto qarqe duke çimentuar përfundimisht rezultatin e 11 majit.

Më e gjatë rruga e shpërndarjes së mandateve, që është hapi i fundit që KQZ të certifikojë zgjedhjet duket për 4 qarqet e tjera ku me kërkesë të PD është vendosur hapja e  kutive të votimit.

Për Elbasanin, verifikimi i fletëve të votimit është mbyllur, ndërsa në pallatin e Sportit Fahrie Hoti vijon të numërohet Tirana. Numërimi i më shumë se gjysmës së kutive , po nxjerr në pah gabime të vogla, që nuk ndikojnë te mandatet. Por po prodhon pakënaqësi edhe të kandidatëve. Erion Braçe shkruajti se standardi i vendosur nga KAS për të hequr çdo votë që nuk ka x ose plus brenda kuadratit të bardhë, është turp.

 “Janë vota të pastra që KAS po i kthen në të pavlefshme! As ia kam marrë kujt, e as ia kam vjedhur kujt! Është votë ku është shprehur qartë vullneti i votuesit! Nuk di se si e kanë planin, kujt KAS po kërkon t’ia heqë këto vota, pra kujt do t’ia marrë mandatin, por ky është turp”, shkruajti Braçe.

Sqarimin e dha anëtari i KAS, Koli Bele. Pas Tiranës, në Pallatin e Sportit “Fahrie Hoti” do të rinumërohen edhe kutitë e Fierit e pjesërisht të Durrësit, të cilat me gjasë ashtu si Tirana do të nxjerrin në pah vetëm gabime njerëzore dhe jo masakrën e pretenduar të demokratëve. Këta të fundit, janë ende në kërkim të saj, pasi këtë të martë kërkoi nga KQZ edhe pamjet e magazinës ku ajo ka grumbulluar kutitë e votimit në prag të zgjedhjeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR FIER-CAKRAN/ 2 automjete përplasen me njëra-tjetrën, 3 të plagosur transportohen në spital
Previous article PJESMARRËS 16 GRUPE FOLKLORIKE SHQIPTARE/ Hapet edicioni i 13-të i Festivalit Folklorik Tipologjik të Valles Burimore në Lushnje

s.autor

Postime të ngjashme

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

"S'KAM LIDHJE ME DROGËN"/ Zbardhet dëshmia e Braçellarit nga shtrati i spitalit, “kyç” gojën për vrasjen e policit Aktualitet

"S'KAM LIDHJE ME DROGËN"/ Zbardhet dëshmia e Braçellarit nga shtrati i spitalit, “kyç” gojën për vrasjen e policit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT