Policia spanjolle ka goditur një bandë kriminale që merrej me vjedhje, e cila kishte kryer 200 të tilla.
Mësohet nga mediat në Spanjë se banda përbëhej nga pesë anëtaret gjithë shqiptare, tre burra dhe dy gra. Në Spanjë ata konsideroheshin si banda më e rrezikshme, pasi grabisnin vetëm vila.
Mes personave që kanë rënë pre e tyre ishte edhe kapiteni i Atletiko Madridit, Gabi Fernandez, në banesën e të cilit u grabit një orë, veshje dhe një xhaketë me vlerë 10.000 euro.
banda ne spanje
Banda e shqiptarëve, për një muaj e gjysmë kishte arritur të kryente 200 grabitje, dhe shuma e vjedhur kalonte shifrën 1 milion euro. Ata grabisnin 5 deri në 6 vila në ditë dhe kryesisht merrnin bizhuteri dhe veshje.
Sipas policisë në Spanjë banda përbëhej nga tre burra dhe dy gra, nga mosha 21 deri në 47 vjeç.
Që kur u vendosën në Madrid nëntorin e kaluar, ata rikthyen sulmet në shtëpi .
Banda ra pre e policisë kur gratë sapo ktheheshin në Shqipëri një herë në muaj dhe shisnin sendet e vjedhura.


