• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIJON RINUMËRIMI NË TIRANË/ Hapen 117 qendra! PS humb 46 vota, PD 43 vota! ‘Mundësia’ merr 2 vota më shumë
Home
Politikë

VIJON RINUMËRIMI NË TIRANË/ Hapen 117 qendra! PS humb 46 vota, PD 43 vota! ‘Mundësia’ merr 2 vota më shumë

19 June, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Në pallatin e Sportit “Fahrie Hoti” vijon sot dita e dytë e rinumërimit për qarkun e Tiranës. Deri në orën 13:30 janë hapur 117 kuti votimi nga 1282 në total që ka qarku i Tiranës. Nga hapja e kutive rezultojnë vetëm gabime të vogla, që nuk sjellin asnjë ndryshim për mandatet, por as në renditjen e kandidatëve në listë të hapur.

Rinumërimi për partitë

Nga rinumërimi i 117 kutive, del se PS kishte përfituar 46 vota më shumë, PD-ASHM kishte përfituar nga numërimi i parë, 43 vota më shumë, PSD 7 vota më shumë dhe Lëvizja Bashkë 1 votë më shumë. Pjesa më e madhe llogariten si vota të pavlefshme, ose janë vota që janë marrë në kurriz të partive të tjera.

Partia Mundësia që po ‘lufton’ për të ruajtur mandatin e dytë, nga rinumërimi deri më tani ka përfituar 2 vota më shumë, që i ishin hequr në numërimin e parë. Ndërkohë, 5 vota më shumë përfiton edhe partia e Lulzim Bashës dhe nga 1 votë më shumë e marrin koalicioni i Enkelejd Alibeajt dhe Lëvizja Atdheu.

Rinumërimi për kandidatët

Sa i takon betejës së brendshme të partive, të dy kampet kanë trafikuar vota brenda familjes edhe pse deri më tani rezultatet e rinumërimit nuk tregojnë asnjë ndryshim në renditje. Ilir Alimehmeti ishte ai që kërkoi t’i hapen kutitë, por i kanë vjedhur deri tani 5 vota, dhe rivales së tij Jorida Tabaku po ashtu i janë vjedhur 11 vota, duke mos e zbutur diferencën prej 2400 votash që kanë mes tyre. Kandidates Ilda Zhulali i ishin vjedhur 12 vota. Nga, rinumërimi, Mhill Gecajt i hiqen 6 vota, Asllan Dogjanit i shtohen 11 vota apo Dhurata Çupit i shtohen 2 vota. Petrit Dodës i zbriten 10 vota, Petrit Gjorgjit i zbriten 32 vota.

As në kampin e PS nuk ka asnjë ndryshim. Pavarësisht diferencës së ngushtë me 140 vota që Olta Xhaçka dhe Blerina Gjylameti patën nga rezultati i 11 majit, deri më tani s’ka asnjë ndryshim në mandat. Nga rinumërimi, Olta Xhaçkës i zbriten 9 vota, ndërsa Gjylametit i shtohen 5 vota. Fatmir Xhafajt po ashtu i zbriten 23 vota që më 11 maj i kishte marrë padrejtësisht. Etjen Xhafajt i zbriten 9 vota, Sofika Lleshit 22 vota apo Kejsi Elezit që i zbriten po ashtu 32 vota. Erion Braçes i shtohet vetëm 1 votë.

Braho: Vetëm gabime njerëzore

Rinumërimi deri më tani ka treguar vetëm gabime të vogla, gjë të cilën e pohon edhe anëtari i KAS, Ledio Braho, i propozuar nga PD.

“Procesi është në fillime, janë numëruar më pak se 10% të kutive, dy partitë e mëdha kanë humbur vota. Te kandidatët kanë pasur lëvizje, disa kanë pasur vota të pamerituara. Kanë qenë vota të diskutueshme, janë çështje subjektiviteti të grupeve të numërimit. Deri tani parregullsisë kanë qenë njerëzore”, tha Braho

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULM ME THIKË NË GJIROKASTËR/ Plagosi 49-vjeçarin, arrestohet i mituri
Previous article EVAKUOHET SPITALI QË U GODIT NGA RAKETAT/ Ministri i Shëndetësisë: Krim lufte

s.autor

Postime të ngjashme

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë! Politikë

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë!

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej” Aktualitet

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

INVESTIMET NË SAZAN DHE ZVËRNEC/ Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar Politikë

INVESTIMET NË SAZAN DHE ZVËRNEC/ Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT