• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PARADË ME ARMË QË NUK I KENI PARË KURRË”/ Vuçiç sfidon NATO: Nëse mendoni se jemi pre e lehtë, e keni gabim
Home
Rajon

“PARADË ME ARMË QË NUK I KENI PARË KURRË”/ Vuçiç sfidon NATO: Nëse mendoni se jemi pre e lehtë, e keni gabim

18 June, 2025 s.autor Rajon

Aleksandër Vuçiç nuk po fshihet më. Presidenti i Serbisë konfirmon se po armatoset sepse vendi i tij është i rrethuar nga NATO. Ai vazhdon mesazhet e koduara për sigurinë në Ballkanin Perëndimor edhe pas një takimi që zhvilloi me Sheikun Mohammed bin Zayed në Abu Dabi.

Vuçiç shfrytëzoi vizitën në Emiratet e Bashkuara Arabe për të folur për krizën në Lindjen e Mesme ku kërkoi paqe për të mos rritur çmimin e naftës, jo për ndonjë arsye tjetër.

“Shpresoj që diçka të ndodhë në 48 orët e ardhshme dhe se do të arrijmë të ruajmë stabilitetin edhe në vendin tonë”, tha Vuçic.

Presidenti Vuçiç kërkoi ndihmë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, veçanërisht me teknologji ushtarake, pasi siç tha ai, “është jashtëzakonisht e rëndësishme që t’i tregojë muskujt vendeve fqinje sepse Serbia rrethohet nga NATO”.

“Ne duhet ta forcojmë ushtrinë tonë për të ruajtur paqen, stabilitetin, sovranitetin dhe pavarësinë tonë. Sigurisht, duke mos rrezikuar askënd, por për të penguar këdo që do të mendonte se Serbia mund të jetë pre e lehtë në botën e sotme, një botë me paqëndrueshmëri të madhe, dhe do të thoja, me një të nesërme të panjohur”, tha presidenti serb.

Vuçiç njoftoi se Serbia do të mbajë një paradë të madhe ushtarake në Beograd në mesin e Shtatorit.

“Kjo do të jetë diçka që njerëzit në rajon nuk kanë mundur ta shohin deri më tani. Ne do të tregojmë shumë gjëra që shumica e qytetarëve serbë nuk i dinë, të cilat ndërkohë i kemi fituar, prodhuar ose arritur t’i fusim, siç thonë ekspertët, në armatimin e Ushtrisë Serbe”, shtoi Vuçiç.

Sipas mediave serbe, Vuçiç i ka folur Sheikut të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe për Kosovën duke i shprehur pretendimet e tij të pabaza për një dhunë kundër serbëve. Në njoftimin e presidencës serbe, ndërkohë, thuhet se gjatë bisedës,

Presidenti Vuçiç prezantoi plane të reja që, siç theksoi ai, mund të ndryshojnë jo vetëm Serbinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe të gjithë konceptin e lidhjes ekonomike dhe infrastrukturore të Europës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILAÇI I RI KUNDËR HIV/AIDS/ Do injektohet në mënyrë semestrale
Previous article HASMËRI E VJETËR APO KONFLIKT ME GRUPIN E ERVIS MARTINAJ? Pse u eliminua ‘Sidi’ dhe i ati

s.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT