• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E KRYEKOMISARIT LAMAJ/ Arben Frroku kërkesë në SPAK: Merrni në pyetje Dumanin
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E KRYEKOMISARIT LAMAJ/ Arben Frroku kërkesë në SPAK: Merrni në pyetje Dumanin

18 June, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Deklarimet e të penduarit, Nuredin Dumani, në Gjykatën e Posaccme, për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj 12 vite më parë në Tiranë, kanë ngjallur reagimin e  biznesmenit Arben Frroku, i dënuar përjetë nga drejtësia shqiptare si autor i ngjarjes.

Përmes një shkrese të dërguar në SPAK, biznesmeni, që vuan një dënim më të zbutur me burg në Holandë, kërkon marrjen në pyetje të të penduarit Nuredin Dumani dhe dy të bashkëpandehurve të tij, Henrik Hoxhaj e Festim Qoli. Në shkresën e firmosur nga përfaqësuesi i tij ligjor, Tonin Prendi,  Frroku pretendon se informacionet që mund të përftohen nga dëshmitë e tyre mund të ndryshojnë totalisht rrjedhën e ngjarjes së vrasjes së të ndjerit Dritan Lamaj. Duke përmendur përballjen me drejtësinë shqiptare, por edhe pretendimet e tij për pafajësi deri në Strasburg, biznesmeni nënvizon në shkresën dërguar SPAK dhe titullarit Altin Dumani, se gjithmonë i ka kundërshtuar akuzat e rënda të ngritura ndaj tij, se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e kryekomisarit dhe se, sipas tij, marrja e shpjegimeve nga Dumani, Hoxhaj e Qoli do të hidhte dritë mbi pafajësinë e tij.

Deklarimi të cilit i referohet Frroku u bë nga Nuredin Dumani në seancën e 20 marsit 2025. I penduari rrëfeu në gjykatë se kur kishte dalë nga burgu kishte mësuar se kryekomisari Lamaj ishte vrarë dhe kur i kishte shprehur Festim Qolit dëshirën për t’i dhënë një drekë autorëve, ky i fundit i kishte thënë “Do ja japësh, se vëllai jonë është”, duke ju referuar, sipas Dumanit, Henrik Hoxhajt.

Pasi u arrestua dhe gjykua si autor i vrasjes së kryekomisarit Lamaj, Arben Frroku, u lirua në vitin 2015, pasi u shpall i pafajshëm nga Gjykata për Krimet e Rënda. Vendimi u prish nga Apeli, që dënoi përjetë biznesmenin, dënim që mbeti i pandryshuar edhe në Gjykatën e Lartë dhe në Kushtetuese.

Ai u ndalua në Holandë në vitin 2016, vend që jo vetëm i refuzoi ekstradimin në Shqipëri, por edhe i njohu dënimin, duke e zbutur në 18 vite burg. Në shkurt 2025 Gjykata Europiane e të Drejtave të njeriut pranoi ankimin e tij, duke vlerësuar shkelje të të drejtave të njeriut në Gjykatën Kushtetuese dhe detyruar shtetin shqiptar të rihapë çështjen në këtë gjykatë.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBLESËRI ONLINE? Krijohen në Tiranë zyra ku paguhet për të njohur dikë, pagesa deri në 300 euro
Previous article NXORRI TË MITURIT NGA LUMI POR NDËRRUAN JETË/ Shqiptari mban premtimin dhe bën tatuazh portretet e dy djemve

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Posedonte mbi 1 kg kokainë me qëllim shitjen në zona të ndryshme të kryeqytetit, pranga 44-vjeçarit në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Posedonte mbi 1 kg kokainë me qëllim shitjen në zona të ndryshme të kryeqytetit, pranga 44-vjeçarit në Tiranë

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT) Aktualitet

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT)

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT