• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MBLESËRI ONLINE? Krijohen në Tiranë zyra ku paguhet për të njohur dikë, pagesa deri në 300 euro
Home
Sociale

MBLESËRI ONLINE? Krijohen në Tiranë zyra ku paguhet për të njohur dikë, pagesa deri në 300 euro

18 June, 2025 s.autor Aktualitet, Sociale

Teknologjia është kthyer në realitetin e ri të përditshëm e të domosdoshëm, aq sa edhe njohjet mes shqiptarëve po bëhen në distancë.

Emigrantë që kërkojnë njohje të sinqerta, në mënyrë konfidenciale, në internet… Biznesi më i ri që po lulëzon janë agjencitë online të mblesërive.

Jo vetëm faqe në rrjete sociale si Facebook apo Instagram, por edhe website ku duhet të regjistrohesh për të përfituar lidhjen me dikë në bazë të përshkrimeve, edhe pa e njohur… por kundrejt pagesës.

Zyhdi Dervishi, sociolog: “Agjenci mblesërie, profile burokratike me një shkallë të madhe irrealiteti. Njerëzit ndryshe paraqiten në foto, ndryshe janë në të vërtetë. Pra, këtu ndërmjetësohet për të afruar foto të njerëzve”.

Nga 100 euro, 300 euro, deri në pa limit, në varësi të vijimësisë së marrëdhënies që nis online. Në vëzhgimin e kryer nga Top Channel, këto janë shifrat që publikojnë zyrat e shkuesve virtualë.

Zyhdi Dervishi, sociolog: “Ky është më shumë një lloj biznesi që ofron bashkëjetesa të përkohshme dhe jo martesa të qëndrueshme. Përgjithësisht, shumica e lidhjeve të tilla përfundojnë në divorc. Për shkak të lidhjeve virtuale, por jo vetëm, edhe sepse nuk njihen në ambiente pune, shkolle, por më shumë njihen në platforma elektronike.”

Sociologu Zyhdi Dervishi krahason ndërmjetësimet e mëparshme, ku pesha e njohjes binte mbi shkuesin, i cili kishte përgjegjësi familjare, ndryshe nga sot ku interesi për të lidhur njerëzit është kthyer në sipërmarrje.

“Agjencia e shkesive, që dikur në shoqëritë e mëdha shqiptare e kanë kryer gratë e mençura të fisit, vullnetarisht, e merrte thjesht një palë këpucë dhuratë. Por në atë kohë një martesë e një vajze me një djalë konsiderohej aleancë fisesh. Dhe bëhej nga njerëz të afërm që kishin përgjegjësi para fisit, që dëshironin që martesa të ishte sa më solide”, shprehet Dervishi. (TCH)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK PËRULEMI PARA SHBA"/ Misioni i Iranit në OKB: Trump, gënjeshtar dhe frikacak! S’negociojmë nën presion
Previous article VRASJA E KRYEKOMISARIT LAMAJ/ Arben Frroku kërkesë në SPAK: Merrni në pyetje Dumanin

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN FIER-LUSHNJË/ Ndërron jetë në vend i riu, detajet Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN FIER-LUSHNJË/ Ndërron jetë në vend i riu, detajet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI) Aktualitet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI)

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa” Aktualitet

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT