• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRËZOHET NË BURG DHE DËMTON LEGENIN/ Ish-shefi i qarkullimit Roven Zeka kërkon ndryshim mase në GJKKO
Home
Aktualitet
Kronikë

RRËZOHET NË BURG DHE DËMTON LEGENIN/ Ish-shefi i qarkullimit Roven Zeka kërkon ndryshim mase në GJKKO

16 June, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ish-shefi i Qarkullimit Rrugor Tiranë, Roven Zeka, është rrëzuar në ambientet e burgut dhe raportohet se ka marrë dëmtime të pjesës së legenit.

Gjithashtu ai kërkon edhe ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” nga GJKKO.

Seanca pritet të mbahet sot në orën 13:00 (16 qershor). Zeka dyshohet nga SPAK për korrupsion lidhur me procedurat për një aksident, lidhur me një ryshfet prej 2 mijë euro që SPAK pretendon se e ka përfituar.

Më herët masa e arrestit në burg u la në fuqi nga Apeli i GJKKO për të dhe oficerin Edison Tabaku, ndërsa shefi i hetimit të aksidenteve Sokol Novaku, u lirua në arrest shtëpie për shkak të rrethanave familjare.

SPAK i bëri arrestimet bazuar në disa prova përgjimesh e bisedash, ku biznesmeni kishte paguar paratë që gruaja e tij të mos arrestohej pas shkaktimit të aksidentit.

Shef i Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës Roven Zeka bashkë me Sokol Novakun shef i hetimit të aksidenteve dhe oficerin e policisë rrugore Edison Tabaku, ranë në pranga më 19 prill në kuadër të një hetimit të SPAK, dhe dyshohet se kanë marrë 2 mijë euro ryshfet, për manipulimin e provave për një aksident rrugor, të shkaktuar nga bashkëshortja e biznesmenit Erges Vrioni.

Sipas dosjes hetimore dhe përgjimeve, duke qenë se oficeri Tabaku e njihte biznesmenin Erges Vrioni, bashkëshortin e gruas që bëri aksidentin, i ka kërkuar shuma monetare për të mos e arrestuar Anisa Vrionin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FALJA E GJOBAVE NGA QEVERIA/ SPAK vendosi mosfillimin e hetimit për kallëzimin, kandidati Aulon Kalaja e ankimon, pritet hedhja e shortit në GJKKO
Previous article PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE/ 37-vjeçari dhunoi dhe kanosi bashkëshorten në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E REJA/ Plagosi me mjet prerës djalin e bashkëjetueses në Korçë, vihet në pranga 37-vjeçari Aktualitet

DETAJET E REJA/ Plagosi me mjet prerës djalin e bashkëjetueses në Korçë, vihet në pranga 37-vjeçari

KTHJELLIME DHE MASA AJRORE TË NXEHTA/ Parashikimi i motit për sot Aktualitet

KTHJELLIME DHE MASA AJRORE TË NXEHTA/ Parashikimi i motit për sot

ATENTATI NË SARANDË/ Nga burgu në Greqi për një ngjarje të rëndë kriminale te aferat me doganierët shqiptarë, si i shpëtoi qelisë në Shqipëri Aktualitet

ATENTATI NË SARANDË/ Nga burgu në Greqi për një ngjarje të rëndë kriminale te aferat me doganierët shqiptarë, si i shpëtoi qelisë në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT