• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAMJET/ Kontrolle me helikopter dhe dron, policia gjen mbi 19 mijë bimë kanabisi në Shkodër
Home
Aktualitet
Kronikë

PAMJET/ Kontrolle me helikopter dhe dron, policia gjen mbi 19 mijë bimë kanabisi në Shkodër

12 June, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia ka gjetur dhe asgjësuar mbi 19 mijë bimë të dyshuara kanabis në qarkun e Shkodrës.

Gjatë kontrollit fizik në kuadër të operacionit të koduar “Koordinata”, policia kë gjetur në disa zona të qarkut të Shkodrës 19.739 fidanë kanabis, të cilat janë asgjësuar në vend. Sakaq, ka nisur procedimi në gjendje të lirë i kryetarit të fshatit Kir, shtetasi S. H., për shpërdorim detyre, dhe për rojën e mjedisit, shtetasin L. A., për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi.

VIDEO

Njoftimi i policisë:
Qarku Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Gjenden dhe asgjësohen 19 739 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, bazuar dhe në inteligjencën policore, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë gjetur të kultivuara dhe kanë asgjësuar 1094 fidanë dhe 18 645 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, konkretisht:

“Martinin nuk e vrau videoja që doli”/ Avokati i familjes Cani: Ngjarja e rëndë nuk solli reflektim
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësive administrative Shalë, Pult, Postribë dhe Gur i Zi, dhe asgjësuan 201 fidanë dhe 651 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve për këto raste, nisi procedimi në gjendje të lirë, për kryetarin e fshatit Kir, shtetasin S. H., për shpërdorim detyre, dhe për rojën e mjedisit, shtetasin L. A., për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi;
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësive administrative Shllak dhe Temal, dhe asgjësuan 893 fidanë dhe 16 700 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa;
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë gjetën në territorin e njësisë administrative Qerret dhe asgjësuan 1050 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa;
Shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Iball dhe asgjësuan 174 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa;
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën në territorin e njësisë administrative Shkrel dhe asgjësuan 70 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit.
Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata”, vijon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FRIKSHME/ Rrëzohet një avion pranë aeroportit të Indisë, po nisej drejt Londrës! Dyshohet se në bord ndodheshin 242 persona
Previous article "FILLIMISHT U KONFLIKTUAN..."/ Policia zbardh ngjarjen e RËNDË në Klos: Si u vra 32-vjeçari nga kushëriri

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Flamuri amerikan në protestën e shqiptarëve para Kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Flamuri amerikan në protestën e shqiptarëve para Kryeministrisë

OPERACIONI NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen 18 vila, mbi 300 llogari bankare dhe… (LISTA) Aktualitet

OPERACIONI NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen 18 vila, mbi 300 llogari bankare dhe… (LISTA)

IRONIA/ Protestuesit “veshin” Ramën dhe Berishën me uniformë burgu: Për burrat është Aktualitet

IRONIA/ Protestuesit “veshin” Ramën dhe Berishën me uniformë burgu: Për burrat është

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT