• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HAPJA E KUTIVE TË VOTIMIT NË TIRANË/ Anëtari i PD në KAS: Rinumërimi do të ndikojë në rezultat
Home
Politikë

HAPJA E KUTIVE TË VOTIMIT NË TIRANË/ Anëtari i PD në KAS: Rinumërimi do të ndikojë në rezultat

10 June, 2025 s.autor Politikë

Javën e ardhshme, në Parkun Olimpik do të hapen kutitë për rinumërimin e votave në qarkun e Tiranës.

Anëtari i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), Ledio Braho, në një intervistë për RTSH sqaroi se arsyet që çuan në hapjen e kutive ishin provat e dorëzuara nga kandidatë të Partisë Demokratike, që tregonin se në një qendër votimi kishte tjetërsim votash.

“Vota që ishin vetëm për partinë i kishin kaluar një kandidati, ndërkohë që nuk duhet të ishin për kandidatin. Nisur nga fakti që qarku i Tiranës është qarku më i madh në Shqipëri dhe është e vështirë t’i mbledhësh provat duke parë gjithë filmimet, dhe t’i mbështesësh çdo provë në vetvete, u mendua që të kërkohet këqyrja e të gjitha fletëve të votimit për qarkun e Tiranës,” tha z. Braho.

Ai sqaroi se nëse gjatë procesit do të dalin mos përputhje serioze, atëherë do të ketë pasoja për komisionerët apo për përfaqësuesit që kanë firmosur dokumentacionin.

“Në qoftë se do të shihet që ka ndërhyrje të tilla, të cilat dukshëm nuk vijnë si pasojë e gabimeve njerëzore, patjetër që do të procedohet me kallëzime penale për grupet e numërimit përkatës,” tha anëtari i KAS-it.

Rinumërimi do të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve, pasi ai do të reflektohet në tabelën për qarkun e Tiranës.

“Ky proces është i ndryshëm nga ai që bën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas certifikimit të zgjedhjeve, që është thjesht për efekt transparence. Ka të bëjë edhe me faktin që mund të sjellë ndryshime në tabelën e rezultateve si për subjektet, si për kandidatët,” deklaroi z. Braho.

Deri më tani, është vendosur të hapen 1,282 kuti për qarkun e Tiranës dhe 44 për qarkun e Dibrës, ndërkohë që po shqyrtohen pretendimet edhe për qarqet e tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRNDITET AUSTRIA/ Masakër me armë zjarri në një shkollë në Graz, 10 të vdekur, 28 të plagosur
Previous article E RËNDË NË LIBRAZHD/ Lyen me benzinë fqinjin dhe tenton ta djegë, ndërhyn policia dhe...

s.autor

Postime të ngjashme

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre… Breaking News

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre…

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor Politikë

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor

MË ZUNË PRITË ME SHARJE DHE FYERJE/ Iris Luarasi flet për incidentin para hyrjes në Parlament: Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që… Politikë

MË ZUNË PRITË ME SHARJE DHE FYERJE/ Iris Luarasi flet për incidentin para hyrjes në Parlament: Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT