• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KALLËZIMI I GJYQTARES PËR SHPIFJE/ Berisha pyetet në SPAK dhe sulmon gjyqtaren: Mashtruese ordinere, duhej të ishte në burg
Home
Aktualitet
Kronikë

KALLËZIMI I GJYQTARES PËR SHPIFJE/ Berisha pyetet në SPAK dhe sulmon gjyqtaren: Mashtruese ordinere, duhej të ishte në burg

10 June, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pas daljes nga SPAK, sulmoi Gjokën.

“A ke ti ndonjë bisedë me Aleket Hysenin ku flitet për 500 mijë euro ryshfet apo e ke Mirel Mërtirin. Këtë Irena me 5 mbiemra e ka marrë si fyerje dhe ushtrimin e funksionit timin publik si kryetar i partisë më të madhe opozitare. Një mashtruese ordinere, delikuente klasike, person që e ka vendin në burg, e nxitur nga Rama dhe Troplini ngre padi ndaj meje për fyerje”, tha Berisha.

Çështja lidhet me akuzat që vajza e tij, Argita Berisha vitin e kaluar, ka bërë në drejtim të Gjokës se “kishte marrë 500 mijë euro nga një eksponent i PS-së”. Të njëjtat akuza janë bërë edhe nga vetë Berisha herë pas here ndaj magjistrates.

Berisha organizoi një “fushatë” sulmesh ndaj gjyqtares menjëherë pasi u shortua për dosjen e aferës “Partizani” dha masat “arrest shtëpie” për Berishën dhe “arrest me burg” për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Gjyqtarja kërkoi tetorin e kaluar nga SPAK që të hetojë deklaratat e Argita Berishës, e cila në një konferencë për shtyp më 23 shtator 2024, tha se të paktën 17 prokurorë dhe gjykatës të strukturës së posaçme janë në dosjen e “Encrochat”. Sipas vajzës së Berishës, “gjyqtarja Gjoka del në një video, duke i kërkuar një ish-eksponenti të PS 500 mijë euro që rë mos e fuste në grup të strukturuar kriminal.” Po për këtë çështje Argita Malltezi u thirr më 9 janar në SPAK, për t’u pyetur lidhur me akuzat ndaj gjyqtares Gjoka.

Kreu i PD Sali Berisha, pasi doli nga SPAK, vijoi sulmet ndaj gjyqtares Irena Gjoka, e cila ka bërë kallëzim penal për shpifje. Sulmoi edhe KLGJ.

 

“Me datë 26 tetor, avokatët e mi kërkojnë dorëheqjen për konflikt interesi meqenëse ishte shkarkuar nga KLD në ‘96 me firmën e Berishës. Por Irena nuk pranoi të japë dorëheqjen sepse tha se nuk keni dokument për këtë gjë. Pyetja a keni dokument nuk kishte rëndësi se ishte shkarkuar. Në nëntor 2023, KLGJ iu jep avokatëve të mi vendimin e KLD për shkarkimin e Irena Gjokës, KLD iu dorëzoi avokatëve vendimin që Këshilli i Lartë i Drejtësisë kishte marrë për shkarkimin e saj në ‘96. Por dëgjoni fytyrën e KLGJ, dy javë më vonë KLGJ gënjen deputetet e PD duke shkruar se kinse nuk ka vendimmarrje të KLD në ‘96. E kuptoni se çfarë malli dhe llumi njerëzor janë këta. Dy javë para dorëzojnë dokumentin, më pas iu thonë deputetëve nuk ekziston dokumenti. Pas dy javësh çfarë t’u thuash, vetëm llum shteti mund t’u thuash, i gënjejnë deputetët duke shkruar se nuk ka vendimmarrje KLD në ‘96. Në dhjetor 2023, kërkesa e avokatëve për dorëheqje dhe konflikt interesi meqenëse ishte shkarkuar nga KLD në ‘96, Irena me 5 mbiemra nuk pranoi se tha është vendim kolegjial. Në Mars 2024, gazeta greke Ta Nea boton shkrimin se Gjoka është dëbuar nga Greqia, por mediat e PS në kor, me në krye Idajet beqirin dhe Frrok Çupin, shkruajnë se shkrimi është porositur nga Tirana. Më 4 mars 2024, KLGJ bën deklaratë të fuqishme në mbrojtje të Irena Gjokës në vend që ta hetonte atë dhe vetëm sa nuk i thotë virgjëresha e drejtësisë.  E mbron. Mediat e Ramës shpikin një letër nga policia se nuk është i vërtetë lajmi për Gjokën. Më 4 maj 2024, Protothema nxjer vendimin e gjykatës për dëbimin e Gjokës nga Greqia. Më 7 maj, Prokuroria e Përgjithshme deklaron se po nis hetimin e thelluar thotë Olsi problematik. Me 14 maj, hetim pa rezultat se kërkesat e prokurorisë kalojnë nga Ulsi Manja i cili bën atë që don. Më 2 maj 2025, gjykata e Janinës lëshon vendim me vulë apustile, jo vetëm për dy dëbime të delinkuentes falsifikatore, Irena simbol i narkoshtetit dhe Ramës, por edhe vendimin e formës së prerë të dënuar nga gjykata e Janinës. Më 5 maj 2025, paraqita para jush dokumentin me vulë apustile, që faktonte se gjykata e Janinës e kishte dënuar atë 3 muaj burg. Me 6 maj 2025, del prokura që mashtruesja Irena Gjoka e cila betohej se nuk kishte asnjë dënim …më falini mohon që të jetë dënuar dhe dëbuar nga Greqia në një intervistë për Birn. Më 6 maj del prokura e vitit 2023, që Gjoka kishte lëshuar për të marrë avokat që të kundërshtonte vendimin e dëbimit nga Greqia. Më 8 maj i kërkojmë KLGH shpalljen për mbarimin e mandatit të Gjokës. Prokuroria fshihet pas asaj Ulusi Vuittoni apo 500 mijë euro edhe ky, me regjistrim, nuk jep përgjigje. Në qershor 2025 del se Gjoka jo vetëm që është dëbuar dy herë nga Greqia, por ka dënim penal të formës të prerë, ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit, ka gënjyer në vetting për të justifikuar 60 mln lekë të paligjshme, duke paraqitur një kontratë të ’96 mes burrit dhe vëllezërve të saj. Pra Irena Gjoka, e cila ka në CV e saj një seri veprash penale të rënda, mashtruese ordinere dhe gënjeshtare në formularin e dekriminalizimit, një gjykatëse që duhet të shkonte në burg dhe jo në gjykatë, ndihet e fyer pse unë i bëj pyetje publike.”, tha Berisha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "U BEFASOVA"/ Gazetari serb flet për herë të parë pas puthjes nga tifozi shqiptar: Tensioni politik ishte i qartë por...
Previous article E RËNDË NË TIRANË/ I vëllai i dhunoi vajzën, 61-vjeçari merr automatikun dhe qëllon…

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ U qëllua me thikë nga bashkëshorti. 29-vjeçarja dërgohet me helikopter drejt Tiranës Aktualitet

E RËNDË/ U qëllua me thikë nga bashkëshorti. 29-vjeçarja dërgohet me helikopter drejt Tiranës

E TRISHTË/ Aksidenti tragjik në Gjermani, ndërrojnë jetën dy motra shqiptare (EMRAT) Aktualitet

E TRISHTË/ Aksidenti tragjik në Gjermani, ndërrojnë jetën dy motra shqiptare (EMRAT)

AKSIDENT NË BERAT/ Makina përplas turistin holandez, po kalonte tek vijat e bardha Aktualitet

AKSIDENT NË BERAT/ Makina përplas turistin holandez, po kalonte tek vijat e bardha

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT