• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E RËNDË NË TIRANË/ I vëllai i dhunoi vajzën, 61-vjeçari merr automatikun dhe qëllon…
Home
Aktualitet
Kronikë

E RËNDË NË TIRANË/ I vëllai i dhunoi vajzën, 61-vjeçari merr automatikun dhe qëllon…

10 June, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një konflikt brenda familjes ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, teksa një 61-vjeçar është arrestuar.

Sipas policisë, 61-vjeçari ka qëlluar me automatik në ajër për të kërcënuar vëllain e tij. Ngjarja mes vëllezërve ka ndodhur në Paskuqan dhe dyshohet se shkak është bërë dhuna që i vëllai ka ushtruar ndaj mbesës.

Ndërkohë në pranga ra edhe 63-vjeçari, pas dhunës së ushtruar ndaj vajzës së vëllait të tij. Blutë gjetën armën gjatë kontrolleve në banesë të fshehur nën dysheme.Njoftimi i policisë:

Tiranë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandaloi përshkallëzimin e një konflikti me armë zjarri, në një familje në Paskuqan. Qëlloi me armë zjarri automatik në ajër, për të kanosur vëllain e tij, arrestohet 61-vjeçari (shtetas me precedent). Në pranga dhe vëllai, pasi dhunoi vajzën e 61-vjeçarit.

Gjenden në banesën e 61-vjeçarit dhe sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (sëpatë).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, sapo janë njoftuar për një konflikt mes 2 vëllezërve në Paskuqan, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, për të nxjerrë autorët para përgjegjësisë penale dhe për të sqaruar rrethanat e rastit.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, shërbimet e Policisë kanë neutralizuar të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, konkretisht M. M., 61 vjeç (me precedent për kundërshtim të punonjësit të Policisë) dhe A. M., 63 vjeç, vëllezër, të cilët në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasi M. M. qëlloi me armë zjarri kallashnikov, në ajër, për të kanosur shtetasin A. M., i cili i kishte dhunuar vajzën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KALLËZIMI I GJYQTARES PËR SHPIFJE/ Berisha pyetet në SPAK dhe sulmon gjyqtaren: Mashtruese ordinere, duhej të ishte në burg
Previous article RINUMËRIMI/ Celibashi: Do zhvillohet tek Pallati i Sportit ‘Farie Hoti’, ja sa njerëz kemi angazhuar

s.autor

Postime të ngjashme

SHERR NË AEROPORTIN E VLORËS/ Përplasje mes palëve, punimet rifillojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë Aktualitet

SHERR NË AEROPORTIN E VLORËS/ Përplasje mes palëve, punimet rifillojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë

TË AKUZUAR PËR VRASJE NË SHIJAK/ Arrestohen pas 6 muajsh në kërkim dy kushërinjtë Aktualitet

TË AKUZUAR PËR VRASJE NË SHIJAK/ Arrestohen pas 6 muajsh në kërkim dy kushërinjtë

AFERA "PARTIZANI"/ Zbardhet dëshmia e Pangos: Isha pro privatizimit, por jo për ndryshimin e destinacionit Aktualitet

AFERA "PARTIZANI"/ Zbardhet dëshmia e Pangos: Isha pro privatizimit, por jo për ndryshimin e destinacionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT