• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“LAERT HAXHIU DONTE TË VRISTE AVOKATIN SE NDIHMONTE…”/ Tafani: E shpëtoi Zoti, sa do ta qëllonim
Home
Breaking News

“LAERT HAXHIU DONTE TË VRISTE AVOKATIN SE NDIHMONTE…”/ Tafani: E shpëtoi Zoti, sa do ta qëllonim

4 June, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Artan Tafani, bashkëpunëtori i drejtësisë në procesin ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu, ka dhënë një tjetër dëshmi tronditëse në GJKKO, duke rrëfyer planet për vrasjen e avokatit Adriatik Guri dhe përgatitjet për eliminimin e Elton Mermalit.

Sipas Tafanit, ai kishte marrë me qira një banesë në Lushnjë me urdhër të Laert Haxhiut, me qëllim përgatitjen e atentatit ndaj avokatit Guri.

“Mora shtëpi me qira në Lushnje, do vrisnim avokatin Adriatik Guri. E ruaja unë avokatin, ndërkohë unë e kam kushëri. Donte ta vriste Laerti, se sipas Laertit, ky ndihmonte hasmin e tij. Këta kishin kodin e kamerave të policisë, më ruanin edhe mua,”-dëshmoi Tafani.

Ai tregon se armët për vrasjen ishin siguruar nga Lulzim Arapi, i cili kishte sjellë një armë tip CZ me dy silenciatorë në banesën ku qëndronte Tafani.

“Lulzimi Arapi erdhi tek shtëpia, solli një pistoletë tip CZ me dy silenciatorë. Vazhduam ruanim avokatin. I rrija aty te lokali ku vinte avokati, por unë i thashë se nuk e bëj dot, se e kam kushëri. E lamë që do e bënte Lulzimi,”- vijoi ai.

Sipas dëshmisë, atentati dështoi në momentet e fundit për shkak të ndërhyrjes së një banori të zonës, i cili vuri re sjelljen e dyshimtë të Arapit.

Një natë na iku ai. Unë i përshëndeta nga frika, jo për lek. Tha ai: ‘Do bëhet’, e kishte fjalën Laerti. Lulzimi ishte gati ta gjuante, ishim tek hyrja e pallatit duke pritur. Në një moment e dalloi një komshi aty, i tha: ‘Ç’a bën?’… fati i avokatit, e shpëtoi Zoti,”- tregoi Tafani.

Pas këtij dështimi, Laerti Haxhiu anuloi urdhrin për atentatin ndaj avokatit dhe vazhdoi të japë udhëzime nga Greqia, ku sipas Tafanit, kalonte me ndihmën e një personi nga Saranda.

“Pastaj Lulzimi më tha: Do ikim në Sarandë. Kuptova që do vinte Laerti. Një sarandiot e ndihmonte të kalonte nëpër dogana nga kufiri tokësor. E pritëm Laertin dhe shkuam në Tiranë, prapë tek hoteli në Astir.”

Në vijim të dëshmisë, Tafani tha se pas Tiranës, udhëtuan drejt Pogradecit, ku qëndruan në vilën e Mariglen Topuzit. Aty, Laerti kishte shpallur një tjetër objektiv për eliminim: Elton Mermalin.

“Pastaj ikëm në Pogradec, kemi fjetur tek vila e Mariglen Topuzit, hëngrëm krudo. Por një natë para, Laerti kishte thënë: ‘Më sillni Elton Mermalin se do e vras’.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E LIRIDONËS/ Naim Murseli deklarohet i pafajshëm: Po të vërtetohen akuzat dua dënim përjetë
Previous article 11 MAJI/ KAS vendos hapjen e 229 kutive të materialeve zgjedhore të Qarkut Vlorë

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT