• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E ÇAJUP SELIMIT/ Artan Tafani rrëfen krimin: E qëllova nga mbrapa në pallat. Ika me vrap për nga Burgu i Bënçes…
Home
Breaking News

VRASJA E ÇAJUP SELIMIT/ Artan Tafani rrëfen krimin: E qëllova nga mbrapa në pallat. Ika me vrap për nga Burgu i Bënçes…

4 June, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vijuar dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Artan Tafani, lidhur me aktivitetin e grupit kriminal të Laert Haxhiut. Gjatë dëshmisë së tij, Tafani ka rrëfyer në detaje momentin e vrasjes së Çajup Selimit, ngjarje që ndodhi në Tepelenë.

“Kur mbërrita te pallati ku banonte Çajupi, qëndrova pranë hyrjes. Në atë moment dëgjova një makinë që më ngjante me atë që përdorte ai – një Benz. E pashë që u afrua, dhe u përballëm ballë për ballë. Kisha vendosur një maskë COVID-i dhe një kapele për të mos u njohur. Ai më shikoi me dyshim.

U fut brenda në pallat dhe nisi të ngjitej lart – fillimisht në katin e parë, pastaj në të dytin. E ndoqa pas, me kujdes. E njihja mirë, ishte tullac dhe mbante veshur një bluzë të kuqe atë ditë. E qëllova nga pas, tre herë. Një nga plumbat e kapi në shpatull, për dy të tjerët nuk jam i sigurt se ku ranë.

Pasi e qëllova, u largova me nxitim në drejtim të Burgut të Bënçës. Gjatë rrugës rashë në disa ferra jashtë qytetit. Armën – një Beretta e vogël me silenciator – e kisha ende me vete. Po kërkoja rrugicën që më çonte te lumi Vjosë, ku sipas planit do më priste Ligori.”

Çajup Selimi thuhet se u vra për çështje nderi, pasi dyshohet se ai kishte ngacmuar nënën e një prej anëtarëve të grupit të Laert Haxhiut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORE E JUGUT/ Lideri i opozitës, fiton zgjedhjet presidenciale! Pritet ti japë fund krizës politike
Previous article PAS DALJES NGA BB-VIP/ Laert Vasili: Në qoftëse vazhdojnë do të përballen me avokatët e mi

s.autor

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT