Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për shtetasit Bledar Jambelli dhe Kristaq Leci, të cilët akuzohen për vrasjen me paramendim të ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cukut.
Sipas njoftimit zyrtar, vrasja u organizua si akt hakmarrjeje nga Bledar Jambelli, i cili ishte hetuar më parë nga Cuku për ngjarje kriminale, por u lirua gjatë procesit gjyqësor. Për realizimin e planit, Jambelli bashkëpunoi me Kristaq Lecin dhe shtetasin M.Sh., i cili kreu aktin e rëndë duke qëlluar të paktën tetë herë viktimën.
M.Sh. është dënuar me dhjetë vite burg, pasi bashkëpunoi me drejtësinë dhe i kërkoi falje familjes së viktimës. Prokuroria vlerëson se vrasja është kryer me paramendim dhe kërkon dënimin maksimal për dy të pandehurit e tjerë.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkon burgim të përjetshëm për shtetasit B.J. alias B.M. dhe K.L. alias G.K. për veprat penale ‘Vrasje e punonjësve të policisë së shtetit’ dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’ parashikuar nga anent 79/b dhe 25 dhe 278/1 të Kodit Penal.
Pikërisht për këtë shkak, në vitin 2017 shtetasi B.J. në shenjë hakmarrjeje përgatiti vrasjen e ish-Drejtorit Policisë Vlorë. Për realizuar këtë qëllim, ai lidhi marrëveshje me shtetasin K. L. dhe për të realizuar vrasjen takoi edhe shtetasin M. Sh., të cilit iu premtua pagesë reth 20.000 euro dhe se do ta merrte në Gjermani pasi të kryente vrasjen, duke e bindur të kryejë krimin. Shtetasi K.L. e pajisi shtetasin M.Sh., me 2 armë të llojit pistoletë, njëra tipit Zastava dhe tjetra Clock me silenciator, ndërsa vetë u vendos në ndjekje viktimës nga larg duke marrë vëzhgim.
Shtetasi M.Sh e gjuajti të paktën 8 herë viktimën duke lënë në vendngjarje pa shenja jete. Ky shtetas u ndalua menjëherë dhe pas arrestimit nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me drejtësinë. I pandehuri M.Sh. u dënua me dhjetë vjet burgim pasi pranoi akuzën dhe faktin penal, bashkëpunoi me drejtësinë dhe u pendua për krimin e kryer duke i kërkuar ndjesë familjarëve të viktimës.
Për këtë arsye Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm kërkoi:
Deklarimin fajtor të të pandehurit B. J. për vepren penale “ Vrajse e punonjëseve të policisë shtetit” parashikuar nga nenet 79/b dhe 25 K.Penal dhe dënimin e tij burgim përjetëshëm; dhe
Deklarimin fajtor të të pandehurit K.L. për vepren penale “Vrajse e punonjësve të policisë shtetit” parashikuar nga nenet 79/b dhe 25 K.Penal dhe dënimin e tij burgim përjetëshëm.


