• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“VRASËSI I HESHTUR”/ Ja simptomat që lidhen me kancerin e pankreasit
Home
Shëndet

“VRASËSI I HESHTUR”/ Ja simptomat që lidhen me kancerin e pankreasit

31 May, 2025 s.autor Shëndet

njohur si “vrasësi i heshtur”, kanceri i pankreasit është jashtëzakonisht i vështirë për t’u dalluar.

Sipas kërkimeve të fundit, ekzistojnë gjashtë mutacione të gjeneve specifike që lidhen me kancerin e pankreasit. Këto mutacione mund të ndodhin edhe tek njerëzit pa histori familjare të sëmundjes. Për fat të keq, shumica e rasteve me këtë lloj kanceri nuk mund të parandalohen, por ju mund të zvogëloni rrezikun duke ndjekur një mënyrë jetese të shëndetshme.

Më poshtë do të njiheni me simptomat dhe faktorët e rrezikut që duhet të shmangni.

Problemet e tretjes

Oreksi i dobët, të vjellat janë të zakonshme tek njerëzit me këtë lloj kanceri. Disa ose të gjitha këto simptoma mund të ndodhin kur një tumor në pankreas shtyp stomakun ose pjesën të zorrëve të vogla. Nëse kjo ndodh, ushqimi mund të mbetet në stomak dhe të shkaktojë vështirësi në tretje, të përziera dhe të vjella.

Shqetësimet në tretje mund të ndodhin edhe për shkak të bllokimit të kanalit të pankreasit, nëpër të cilin rrjedhin enzimat e pankreasit, ose për shkak të ndryshimeve në prodhimin e këtyre enzimave.

Humbje peshe

Pankreasi është një organ i vendosur në bark, prapa stomakut pranë zorrës së hollë, fshikëzës së tëmthit dhe duodenit. Ai ka një rol të rëndësishëm në shndërrimin e ushqimit që hamë në lëndë djegëse për qelizat e trupit. Ushqimi mund të mos tretet siç duhet nëse pankreasi nuk funksionon për shkak të kancerit, dhe kjo mund të çojë në humbje peshe dhe lodhje.

Dhimbje barku

Dhimbja në pjesën e sipërme të barkut është një nga shenjat më të zakonshme të kancerit të pankreasit. Ajo mund të fillojë në zonën e stomakut dhe të përhapet përreth në shpinë. Dhimbja është më e keqe kur shtrihesh dhe lehtësohet nëse ulesh. Ajo mund të shfaqet edhe pas ngrënies.

Pirja e duhanit

Konsumi i duhanit është i lidhur ngushtë me kancerin e pankreasit. Duhani është i vetmi rrezik i faktuar për shfaqjen e kancerit. Njerëzit që pinë duhan kanë dy herë më shumë gjasa të zhvillojnë kancer në pankreas në krahasim me ata që nuk e pinë. Lajmi i mirë është se lënia e duhanit mund të bëjë një ndryshim të menjëhershëm.

Mbipesha

Obeziteti është një faktor rreziku për kancerin e pankreasit. Pesha e tepërt rreth belit mund të jetë një faktor rreziku edhe tek njerëzit që nuk janë shumë mbipeshë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HAMAS JEP DRITËN JESHILE PËR ARMËPUSHIM: Do të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të të burgosurve
Previous article SIGURIA SHËNDETËSORE GJATË SEZONIT TURISTIK/ Koçiu: Kontrolle të vazhdueshme për kushtet higjieno-sanitare

s.autor

Postime të ngjashme

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta Shëndet

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e… Shëndet

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e…

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT