• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DËSHMIA E ALIBEJ/ Dritë se kush vrau avokat Gurrën? Burime nga SPAK: Po verifikohen! Hetime dhe policëve, SKYECC ‘minierë’
Home
Breaking News

DËSHMIA E ALIBEJ/ Dritë se kush vrau avokat Gurrën? Burime nga SPAK: Po verifikohen! Hetime dhe policëve, SKYECC ‘minierë’

31 May, 2025 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detajet e një dëshmie disa orëshe në GJKKO e bashkëpunëtorit të drejtësisë Erion Alibej për ‘Plumbin e Artë’ mund të zbardhë krime të tjera të bujshme në qytetin e Elbasanit.

Alibej, edhe pse nuk u pyet, tha në sallën e gjyqit se pas vrasjes së avokatit Ravik Gurra në mars të 2019, kishte dyshime se qëndronte grupi i Suel Çelës, një i shumëkërkuar nga SPAK si kreu i një organizate kriminale. Për këtë ai zbardhi një bisedë me Suel Çelën në një kohë kur vetë Alibeaj interesohej për të mësuar kush ia vrau vëllain Endritin dhe xhaxhain Arben Dylgjeri, në masakrën e Bradasheshit.

“I thash Suelit që një nga gjuajtësit është ushtari jot, një shkodran që thirrej “Naqo”. Sueli i shkroi direkt atij. Pastaj në bisedë i thash ‘po më avokat Ravikun ça patët’(?) Më tha ‘i futi hundët shumë tek “Maçi” (Klodian Çopja)’, kam fol shumë aty me Suelin dhe më garantoi se janë Çopjat pas asaj që më ndodhi”, thoshte Alibej.

SPAK, që po heton vrasjen e Ravik Gurrës, nuk ka ende person nën akuzë dhe prej 6 vitesh ngjarja e rëndë kriminale është ende pa autor. Report Tv ka mësuar se deklarata e bashkëpunëtorit të drejtësisë ka dhënë indicie dhe ka vënë në lëvizje SPAK për të shpluhurosur dosjen e bujshme, që krahas dëshmisë të sigurojë edhe prova të tjera për të gjetur urdhëruesit dhe ekzekutorët. Bisedat e protagonistëve në SKYECC mund të jenë një ‘minierë’ për të gjetur informacione dhe sipas burimeve edhe aty po shikohet për detajet e ekzekutimit me një plumb në kokë të avokatit Ravik Gurra.

Por dëshmia e Erion Alibejt të enjten ngriti pikëpyetje të forta mbi shkeljet e kryera nga policia e Shtetit në atë kohë, kur Elbasani u përgjak nga vrasjet. Në kohën kur iu vra vëllai dhe xhaxhai, Erion Alibej që njihet me nofkën “Krymi”, ndodhej në kërkim për plagosjen e Xhoni Rustës. Ai rrëfen se si policia e gjeti në vendin e ngjarjes ku ndodhi masakra në Bradashesh dhe nuk i vuri prangat, por jo vetëm kaq, i ofruan marrëveshje që të dëshmonte për çfarë dinte dhe nuk do e arrestonin, ndërsa flet jo për efektiv të zakonshëm por me emra drejtuesish të lartë.

“DITËN QË DO PËRCILLJA FAMILJARËT NË BANESËN E FUNDIT, DREJTOR NË ELBASAN ISHTE ALTIN QATO. NIKO BRAHIMAJ ISHTE DREJTUES I DEPARTAMENTIT PËR KRIMET E RËNDA. UNË ISHA NË KËRKIM DHE MË VIJNË DISA EFEKTIV CIVIL, MË THANË ‘HAJDE TË DEKLAROSH DHE DO TË LIROJMË SËRISH TË JESH AFËR FAMILJES’. SHKOVA, ISHTE QATO, BRAHIMAJ DHE SHEFI KOMISARIATIT TË CILIN E DIJA QË ISHTE I SHITUR TEK SUEL ÇELA. I THASHË ‘NUK E DUA KËTË KËTU’, E NXORËN JASHTË. MË THANË E ‘DIMË QË JE NË KËRKIM, POR NA NDIHMO ME NDONJË INFORMACION TE KUSH DYSHON’. I THASHË ‘DO JU DUKET ÇUDI POR MOS KANË NGATËRRUAR OBJEKTIV, NUK DI KU T’JU DREJTOJ’. SIÇ MA DHANË FJALËN QË DO PËRCILLJA FAMILJARËT NË BANESËN E FUNDIT, MË LIRUAN. I THASHË ATIJ SHEFIT TË KOMISARIATIT QË NXORËN JASHTË ‘BËN MIRË TË IKËSH NGA KY QYTET’”, THA PARA TRUPËS GJYKUESE ERI0N ALIBEJ.
Alibej rrëfen më tej se kishte mësuar që Altin Qato ishte drejt zbardhjes së masakrës, por e larguan nga aty duke e zëvendësuar me Arjan Muçën në krye të policisë së Elbasanit. I penduari dëshmoi se kishte një burim policor që e informonte sa herë i kërkonte foto, emra dhe të dhëna për subjekte të ndryshme, por nuk e rrëfeu emrin. Edhe për këtë rast Report TV u interesua në grupet hetimore dhe përmes burimeve mësoi se edhe ky deklarim po verifikohet pasi drejtuesit e policisë mund të ketë kryer shpërdorim detyre.

Krahas dëshmisë së Alibej, po kërkohen prova të reja dhe se të dhënat që po transkriptohen nga SKY ECC, mund të hedhin më tepër dritë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Tentoi të hynte në Shqipëri ndërkohë që kërkohej nga autoritetet gjermane, arrestohet në Morinë 22-vjeçari
Previous article ZBULOHEN PARCELA ME BIMË KANABISI NË SHKODËR/ Policia i asgjëson përmes djegies! Procedohen specialisti i pyjeve dhe roja mjedisore

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI) Aktualitet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI)

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa” Aktualitet

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa”

TRAGJIKE NË PLAZHIN E TALES/ MBYTEN 2 vajza Aktualitet

TRAGJIKE NË PLAZHIN E TALES/ MBYTEN 2 vajza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT