• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË TJERA DETAJE / Trafiku i armëve Kosovë-Shqipëri, policët e infiltruar filmuan pazaret, “magazina” në Burrel
Home
Breaking News

TË TJERA DETAJE / Trafiku i armëve Kosovë-Shqipëri, policët e infiltruar filmuan pazaret, “magazina” në Burrel

30 May, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Goditet grupi që trafikonte armë zjarri nga Kosova në Shqipëri. Pas 5 muajsh hetime, Drejtoria Antitrafik e Tiranës arrestoi 10 persona dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim, të dyshuar si të përfshirë në aktivitetin kriminal. Armët e zjarrit, pjesa më e madhe e tyre sigurohej në Kosovë e më pas magazinoheshin në qytete të ndryshme në Shqipëri derisa shiteshin tek anëtarë të grupeve kriminale.

Gjatë operacionit u sekuestruan 14 armë zjarri, 12 pistoleta, njëra prej të cilave me silenciator dhe 2 kallashnikovë. Ato janë dërguar në laboratorin e policisë shkencore për të zbuluar nëse janë përdorur ose jo në ndonjë ngjarje kriminale.

Ky grup bazën kryesore ku magazinoheshin armët e kishin në Burrel, e ndërsa një pjesë tjetër siguroheshin dhe magazinoheshin në Krujë, Fushë-Krujë, Shkodër e në Tiranë.

Në disa raste blerjet janë bërë me efektivë të infiltruar, për të faktuar aktivitetin kriminal të të rinjve.

Gjatë operacionit, në banesat e njërit prej të arrestuarve u sekuestruan edhe mbi 2 mijë fara kanabisi.

Ky nuk është operacioni i parë që policia e Tiranës godet këtë fenomen të trafikut të armëve nga Kosova. Në dhjetor të vitit të kaluar u arrestuan 14 persona nga policitë e të dyja vendeve, si dhe u sekuestrua një arsenal i tërë armësh.

TË ARRESTUAR

Emirel Tusha

Leandro Haxhiaj

Fabricio Berberi

Rikardo Hajdaraj

Visar Murati

Kevin Farruku

Geraldo Muraj

Adriano Shehu

Altin Pajaziti

Kadri Prushi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HABIT ALEATI I BERISHËS/ Letër Silvinjos: Kam formulën për të mundur Serbinë, e di që s’më besoni, por…
Previous article FOTOLAJM/ Jahti luksoz i miliarderit Jeff Bezos ankorohet në Portin e Durrësit

s.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E AURORA TILËS NË ITALI/ Prokuroria ul dënimin ndaj autorit nga 17 në 15 vite burg Aktualitet

VRASJA E AURORA TILËS NË ITALI/ Prokuroria ul dënimin ndaj autorit nga 17 në 15 vite burg

VELIAJ DREJT STRASBURGUT/ SPAK refuzon datën e avokatëve britanikë për firmosjen e aplikimit Aktualitet

VELIAJ DREJT STRASBURGUT/ SPAK refuzon datën e avokatëve britanikë për firmosjen e aplikimit

DOSJA/ Çmontohet organizata e mashtrimeve kompjuterike, 11 të akuzuar! SPAK zbulon skemën nga Gjermania në Tiranë, burg për shqiptarët Aktualitet

DOSJA/ Çmontohet organizata e mashtrimeve kompjuterike, 11 të akuzuar! SPAK zbulon skemën nga Gjermania në Tiranë, burg për shqiptarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT