GJKKO ka dënuar me 1 vit burg Nikolin Nikën dënim i cili konvertohet në shërbim prove për 2 vite. Nika akuzohet për korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë.
Në vendimin e GJKKO thuhet se urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë të pandehurit Nikolin Nika, për një periudhë kohe
prej 2 (dy) vitesh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës Lezhë.
NJOFTIMI
1. Miratimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë për të pandehurin Nikolin Nika, në kuadër të procedimit penal nr. 131 të vitit 2024, më datë 05.05.2025, nënshkruar nga prokurori i çështjes Elvin Gokaj, i pandehuri Nikolin Nika dhe mbrojtësi i tij av. A.S.
3. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë të pandehurit Nikolin Nika, për një periudhë kohe prej 2 (dy) vitesh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës Lezhë. Afati i provës fillon nga e nesermja e shpalljes së vendimit për pezullimin e dënimit me burgim.
4. Në bazë të nenit 60 pika “9” të Kodit Penal urdhërohet i pandehuri të mos shoqërohet me persona të dënuar.
5. Shpenzimet procedurale në fazën e hetimit paraprak në masën 6 000 (gjashtë mijë lekë) dhe ato gjyqësore, do të paguhen nga i pandehuri Nikolin Nika.
6. Në referim të nenit 406/f, pika 1, të K.Pr.Penale, kundër vendimit nuk lejohet ankim.



