• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJYQI PËR JAN PRENGËN/ Dritan Rexhepi dhe Aldo Majnishta do të dëshmojnë në Apelin e GJKKO-së më 12 qershor
Home
Aktualitet
Kronikë

GJYQI PËR JAN PRENGËN/ Dritan Rexhepi dhe Aldo Majnishta do të dëshmojnë në Apelin e GJKKO-së më 12 qershor

28 May, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dritan Rexhepi dhe Aldo Majnishta, do të paraqiten më 12 qershor në gjykatën e Apelit të Posacëm për të dëshmuar në procesin ndaj Festim Bexhdilit, bashkë i pandehur me ta për akuzën e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës në 2020 në Kamëz.

Kopshtari i Golden Resort, ku u mbajt trupi i pajetë i babait të 3 fëmijëve, po rigjykohet në Apelin e Posacëm pasi kthimit të dosjes nga Gjykata e Lartë, e cila prishi vendimin e dënimit të tij me burgim të përjetshëm.

Në seancën e së mërkurës, avokati Ilir Murati paraqiti në gjykatë disa kërkesa, sic ishte zbërthimi i një telefoni të enkriptuar, të cilin sipas prokurorisë së posacme e dispononte Bexhdili në momentin e arrestimit. Avokati tha se Bexhdili nuk ka patur në disponim një telefon të tillë, por gjithsesi SPAK duhet ta zbërthejë atë dhe të konfirmojë nëse ka ose jo komunikime me të pandehurit e tjerë.

 avokatit, kopshtari nuk ka komunikime me të pandehurit Altin hajri apo Gentian Doci Funiqi, madje ky I fundit rezulton sic tha ai se jep udhëzime që Bexhdili të heshtë lidhur me ngjarjen. Mbrojtësi kërkoi thirrjen e një eksperti që të interpretojë pamjet filmike të Golden Resort ku shfaqen rrëmbyesit,  Altin hajri dhe I pandehuri Festim Bexhdili.

Kjo duke pretenduar se kopshtari nuk ka lidhje me krimin, porse është gjendur në vendin dhe kohën e gabuar. Prokuroria u kundërpërgjigj menjëherë dhe deklaroi se “Bexhdili është pjesë e grupit kriminal dhe nuk është gjendur rastesisht në vendngjarje. Sipas SPAK në momentin që Jan Prenga është rrëmbyer në Kamzë, Bexhdili është nisur nga plazhi në drejtim të Shijakut. Gjykata vendosi ti rrëzojë kërkesat e avokatit, ndërsa urdhëroi që ti vihen në diospozicion pamjet filmike.

SPAK akuzon Dritan rexhepin dhe gentian Docin Funiqin si organizator të rrëmnbimit të Jan Prëngës, pasi vëllai i pengut iu kishte vjedhur një sasi të madhe droge në një port në britaninë e Madhe. Bashkë me ta po gjykohen edhe Aldo Majnishta, Artan Docaj, Korado Gështenja dhe Martin Bleta, të cilët akuzohet si rrëmbyes. Në proces të ndarë po gjykohet pronari I Golden Resort Altin Hajri. Si prova të reja, SPAK ka paraqitur komunikimet në Sky ECC mes të pandehurve, Altin Hajri, Dritan Rexhepi dhe Gentian Doci Funiqi pas rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës. Trupi i pajetë i babait të 3 fëmijëve nuk është gjendur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË NDODHI? Jep dorëheqjen drejtoresha e QSUT, ja kush e zëvendëson (EMRI)
Previous article NDODH NË TIRANË/ Dhunohen në krye të detyrës 2 punonjësit e Policisë Bashkiake, shpallen në kërkim dy autorët

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSOJNË KEQ/ Kultivonin kanabis në pyjet e Krujë, arrestohen dy persona me precedentë penalë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Kultivonin kanabis në pyjet e Krujë, arrestohen dy persona me precedentë penalë

OPERACION NË BURGUN E DRENOVËS/ Kontrolle në orët e para të mëngjesit, i kapet sërish telefon Laert Haxhiut Aktualitet

OPERACION NË BURGUN E DRENOVËS/ Kontrolle në orët e para të mëngjesit, i kapet sërish telefon Laert Haxhiut

ISHTE KTHYER NË TMERRIN E ANGLISË ME VJEDHJE SPEKTAKOLARE/ Çfarë e tradhtoi shqiptarin Gledis Uka. Dënohet me 10 vite burg Aktualitet

ISHTE KTHYER NË TMERRIN E ANGLISË ME VJEDHJE SPEKTAKOLARE/ Çfarë e tradhtoi shqiptarin Gledis Uka. Dënohet me 10 vite burg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT