• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HELMIMI NË KOPSHTIN E GRAMSHIT/ AKU: Nga përgjigjet e analizave deri tani nuk ka salmonelë! Analizat për vezët dhe kofshët e pulës vijojnë
Home
Aktualitet
Kronikë

HELMIMI NË KOPSHTIN E GRAMSHIT/ AKU: Nga përgjigjet e analizave deri tani nuk ka salmonelë! Analizat për vezët dhe kofshët e pulës vijojnë

28 May, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka dalë me një komunikim zyrtar lidhur me analizat e produkteve ushqimore të marra në kopshtin Nr. 1 në qytetin e Gramshit dhe në subjektin furnizues në Tiranë.

Në kuadër të transparencës me publikun, AKU sqaron se një pjesë e kampionëve të analizuar për praninë e bakterit Salmonella spp kanë rezultuar të pastër, ndërsa për pjesën tjetër analizat janë ende në proces.

Komunikimi për publikun:

Në kuadër të transparencës, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon ndjekjen e procedurave ligjore dhe informimit të publikut, lidhur me kampionaturat e marra në produktet ushqimore lëndë e parë në kopshtin Nr. 1 në qytetin e Gramshit dhe në subjektin furnizues në Tiranë, të cilat u dërguan për analizim për treguesin Salmonella spp pranë Laboratorit të Referencës në ISUV.

Informojmë se për mostrat e dërguara për analizim për produktet lëndë e parë qumësht dhe kofshë pule, të kampionuara nga DRAKU Elbasan, si dhe produktet qumësht, kofshë pule, vezë e kampionuar nga DRAKU Tiranë, kanë rezultuar të pastër për treguesin Salmonella spp.
Ndërsa për produktin vezë kampionuar nga DRAKU Elbasan dhe kofshë pule kampionuar nga DRAKU Tiranë, analizimi është ende në proces.
Sapo të kemi këtë informacion, AKU do të vijojë me informimin e mëtejshëm të publikut.

Analizat u janë marrë 72 personave,  53 fëmijë dhe 19 anëtarëve të stafit të kopshtit dhe të gjithë janë në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik. Përfundimet do të mund të zbardhin se sa prej tyre janë prekur nga salmonela. Nga analizat e kryera në spitalin e Gramshit rezultuan 3 fëmijë të prekur. Burime thonë se një fëmijë ka qenë i shtruar i pari, ai është trajtuar dhe më pas është çuar në shtëpi. Pas tij kanë shkuar edhe 5 të tjerë me simptomat më të lehta.

Episodi i helmimit masiv ka ndodhur të martën e 20 majit, por ngjarja është mbajtur e fshehtë nga institucionet shëndetësore dhe vendore. Ngjarja u bë publike mesditën e së shtunës nga një familjar, i cili denoncoi publikisht helmimin e nipit të tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROSTITUCION NË QENDRËN E MASAZHIT NË TIRANË/ Policia shpall në kërkim 28-vjeçaren, nën hetim pronari dhe punonjësja tjetër
Previous article DOSJA SKY ECC/ Kërkoi lirimin nga qelia, GJKKO rrëzon ish-gjyqtaren e Elbasanit! Pajtime Fetahu akuzohet për lidhje me Suel Çelën dhe grupin ‘Çopja’

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë Aktualitet

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin Aktualitet

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve Aktualitet

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT