Në gjykatën e Apelit të Posaçëm po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj Festim Bexhdilit, autori i dyshuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.
SPAK pretendon se Bexhdili ka patur një celular “encro chat”, i cili ende nuk është zbërthyer. Por këto pretendime janë hedhur poshtë nga Bexhdili, i cili shprehet se nuk ka përdorur rrjetin e komunikimit të enkriptuar.
Avokati Ilir Murati ka kërkuar pyetjen e bashkë të pandehurve Aldo Majnishta dhe Dritan Rexhepin Ai thotë se janë zbërthyer komunikimet në “SKYECC” dhe Altin Hajri nuk ka komunikime me Festim Bexhdilit Sipas tij, komunikimet e Hajrit janë me te pandehurin Dritan Funiqi i cili udhëzon që Festim Bexhdili te mbyllë gojën. Gjithashtu ai ka kërkuar thirrjen e një eksperti që të interpretojë pamjet filmike.
Bexhdili ishte dënuar me burg përjetë, por vendimi u prish nga gjykata e lartë dhe çështja u kthye për rigjykim
Sipas dosjes së SPAK-ut, rrëmbimi i Jan Prengës është urdhëruar nga Ekuadori, nga shtetasi Dritan Rexhepi dhe shtetasi Gentjan Funiqi, për shkak se vëllai i viktimës u kishte vjedhur një sasi kokaine në Angli.
Në dosjen e Prokurorisë thuhej se, ka dyshime të arsyeshme se shtetasi Jan Prenga, pasi është rrëmbyer në Kamëz, direkt pas ngjarjes është dërguar në kompleksin ‘Golden’ dhe aty është mbajtur peng, si dhe personat që posedojnë e administrojnë këtë kompleks janë të përfshirë në rrëmbimin dhe mbajtjen peng të shtetasit Jan Prenga.
Gjithashtu, nga shpjegimet e vëllait të shtetasin Tan Prenga, Anton Prenga, rezulton se ai ka dijeni për motivin e rrëmbimit dh mbajtjes peng të Jan Prengës, që është vjedhja e një sasie prej 260 kg lëndë narkotike, kokainë, në Angli, nga vëllai tjetër, Astrit Prenga dhe shoku i tij, Gëzim Dollani.
Ai gjithashtu ka dijeni kush janë organizatorët dhe rrëmbyesit e Jan Prengës, shtetasit Gentjan Doçaj, Korado Gështenja, Korado Bleta dhe Gramos (Dritan) Rexhepi, pasi këta të fundit e kanë kontaktuar vëllain e tyre Astrit Prenga në Angli për kthimin e lëndës narkotike dhe më pas do të lironin Janin.


