• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ANKIMIMI PËR KUKËSIN/ KAS rrëzon 3 kërkesa të PD. Lejon marrjen e regjistrit me nënshkrime të zgjedhësve nga jashtë
Home
Breaking News

ANKIMIMI PËR KUKËSIN/ KAS rrëzon 3 kërkesa të PD. Lejon marrjen e regjistrit me nënshkrime të zgjedhësve nga jashtë

27 May, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendosi sot të pranojë 3 nga 5 kërkesat e paraqitura nga Partia Demokratike (PD) lidhur me ankimimin për zgjedhjet parlamentare në qarkun Kukës, të mbajtura më 11 maj.

Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore kërkoi kundërshtimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve të votimit në Kukës dhe anulimin e zgjedhjeve në këtë qark, me kërkesën për përsëritjen e tyre.

Relatori i çështjes në KAS, Ilirjan Rusmali, njoftoi se kërkesa u pranua për sa i përket shqyrtimit të të dhënave të DHL për votat e diasporës në Greqi dhe raportit të audituesve teknicienë.

Nga ana tjetër, KAS refuzoi kërkesën e PD për kryqëzimin e të dhënave nga pajisjet elektronike PEI në të gjitha qendrat e votimit të Kukësit, duke argumentuar mungesën e provave që ta justifikonin këtë veprim.

Megjithatë, KAS kërkoi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të bëjë përpjekjet maksimale për të siguruar dhe vënë në dispozicion të dhënat e kërkuara sa më shpejt.

Përsa i përket regjistrit të nënshkruar personalisht nga çdo zgjedhës në diasporë, që vërteton marrjen e zarfit dhe materialeve zgjedhore, KAS pranoi kërkesën për Greqinë dhe la mundësinë që të dhëna të tjera të dorëzohen gjatë shqyrtimit nëse do të jenë në dispozicion.

Kërkesa për kopje të regjistrave të posaçëm për çdo qendër votimi u refuzua, pasi nuk u konsiderua relevante për pretendimet kryesore të PD-së. Gjithashtu, KAS theksoi se procesverbalet janë dokumente që ligjërisht i ka në posedim ankuesi dhe nuk ka nevojë për rivënien e tyre në dispozicion.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BISEDAT NË SKY ECC/ Skema si transportoheshin paratë e kokainës nga Europa në Shqipëri
Previous article TRANSFERIMI NË GJADËR/ Anija “Spica” niset nga Brindisi, 30 emigrantë me kombësi të ndryshme drejt Shqipërisë

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private Breaking News

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun Aktualitet

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR PEQIN-ELBASAN/ Kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR PEQIN-ELBASAN/ Kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT