• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U MOR I PANDEHUR/ Meta reagon nga qelia: Farsë hetimore e tejzgjatur! SPAK, organizatë në shërbim të verbër të Edi Ramës
Home
Aktualitet
Kronikë

U MOR I PANDEHUR/ Meta reagon nga qelia: Farsë hetimore e tejzgjatur! SPAK, organizatë në shërbim të verbër të Edi Ramës

27 May, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pasi u mor i pandehur për aferën CEZ-DIA dhe skandalin e lobimit të LSI në SHBA, Ilir Metaka sulmuar SPAK nga burgu. Kreu i Partisë së Lirisë e cilëson hetimin si një “farsë hetimore të tejzgjatur”, ndërsa thotë se Prokuroria e Posaçme është thjesht një organizatë në shërbim të verbër të Edi Ramës.

“Pas farsës kriminale zgjedhore, që nuk mund të ndodhte pa ndihmën e SPAK edhe me rrëmbimin tim në mënyrë kriminale më 21 tetor 2024, siç e panë të gjithë shqiptarët dhe e gjithë bota, përshëndes përfundimin e farsës hetimore të tejzgjatur nga SPAK për shkak të zgjedhjeve, të nisur që në dhjetor 2019 nga Altin Dumani.

Pres me padurim, nisjen e gjykimit të këtij procesi, i cili do të jetë publik dhe do të faktojë botërisht se SPAK-u që nuk shikon krimin intelektual të inceneratorit që nuk ekziston dhe që lëshon urdhër-arreste fiktive për terroristët zgjedhorë, duke i lajmëruar që të largohen, është vetëm një organizatë në shërbim të verbër të Edi Ramës, që me “Task Force” e saj anti-opozitë i dha atij një mandat të paligjshëm vetëm me qëllimin që të garantojnë mandate të përjetshme për veten e tyre.”, shkruan Meta.

Sipas tij, me publikimin e akuzave ndaj tij synohet që të spostohet vëmendja nga krimet zgjedhore. Ai thotë se pavarësisht kësaj, do të ballafaqohet me “pseudoakuzat” e Ramës dhe mercenarëve të tij.

“Nga sot ne nisim çmontimin e kësaj farse hetimore e cila kërkon të spostojë vëmendjen nga krimet e tmerrshme zgjedhore, edhe duke porositur titra te mediat e inceneratorëve për publikimin e akuzave që nuk qëndrojnë, kur çdo shqiptar e di se Ilir Meta u rrëmbye në mënyrë kriminale dhe mbahet në izolim ekstrem me zero fakte dhe zero prova penale.Ne do të ballafaqohemi më të gjitha pseudoakuzat e formuluara nga Edi Rama dhe të nënshkruara nga mercenarët e tij. Ne do të ballafaqohemi me të gjithë “dëshmitarët” e prodhuar nga Edi Rama dhe që kanë patur probleme me drejtësinë dhe integritetin e tyre.

Jemi të bindur në shpartallimin e plotë të kësaj farse kundër Ilir Metës si President i Partisë së Lirisë, por edhe si ish-President i Republikës, i cili provoi botërisht në Komisionin e Venecias dhe kudo tjetër, shndërrimin e Reformës në Drejtësi me 140 vota në Ramaformë me 69 vota.”, shprehet Meta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPAK DHE BKH ZBARKOJNË NË ELBASAN/ Bleu vota për kandidatin e PS, sekuestrohet telefoni i një punonjësi të bashkisë. Kontrolle edhe…
Previous article E PËSON KEQ/ Lëvizte me armë zjarri me vete, arrestohet 18-vjeçari në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve Aktualitet

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve

AKSIDENTI TRAGJIK NË POGRADEC/ Viktima një 26-vjeçare nga Maqedonia e Veriut, policia nxjerr detaje Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK NË POGRADEC/ Viktima një 26-vjeçare nga Maqedonia e Veriut, policia nxjerr detaje

U VETËVRA ME ARMËN E SHËRBIMIT/ Ky është polici që u gjet i vdekur në Tiranë (EMRI-FOTO) Aktualitet

U VETËVRA ME ARMËN E SHËRBIMIT/ Ky është polici që u gjet i vdekur në Tiranë (EMRI-FOTO)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT