• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VARËSIA NDAJ SHEQERIT/ Çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
Home
Shëndet

VARËSIA NDAJ SHEQERIT/ Çfarë është dhe si mund ta kontrolloni

26 May, 2025 s.autor Shëndet

Ideja e varësisë ndaj sheqerit është një temë mjaft e diskutuar dhe shpesh kategorizohet si një “sjellje jonormale” kur bëhet fjalë rreth të ushqyerit.

Por a ekziston vërtet varësia ndaj sheqerit? AgroWeb.org ju njeh në këtë artikull me atë çfarë dietologët në botë këshillojnë.

Çfarë është varësia ndaj sheqerit?

E përkufizuar si një varësi emocionale ose psikologjike ndaj ushqimeve dhe pijeve me sheqer, duket se varësia ndaj sheqerit në një interpretimin fjalë për fjalë të termit, mund të mos ekzistojë.

Në fakt, disa ekspertë pajtohen se ka dallime neurobiologjike midis një varësie ndaj një substance siç mund të jetë aklooli, dhe diçkaje që ju nevojitet për të mbijetuar, siç është ushqimi.

Sipas Shoqatës Amerikane të Psikologjisë, varësia ndaj ushqimit është një term i diskutueshëm, i përdorur nga disa studiues për të përshkruar paralelet midis vështirësive që disa njerëz përjetojnë në kufizimin e varësisë ndaj të ngrënit dhe varësisë ndaj substancave.

Ndryshe nga varësia, është e vështirë të identifikohet një ushqim që qëndron në themel të “varësisë nga ushqimi”. Por studime të ndryshme kanë treguar se konsumi i sheqerit mund të pasqyrojë sjelljen e varësisë.

A mund të jeni të varur nga sheqeri?

Midis studiuesëve e nde ka debate nëse sheqeri shkakton vërtetë varësi fizike.

Në bazë të disa studimeve, disa njerëz mund të jenë më të prirur të dëshirojnë të konsumojnë më tepër sheqer se të tjerët, dhe jo të gjithë kanë një preferencë të lartë për gjërat e ëmbla.

Duket se në konsumin e të ëmbëlave luajnë rol preferencat personale si edhe gjenetika.

Pse mund të ndiheni të varur nga sheqeri?

Ka arsye fizike dhe psikologjike që ju bëjnë të ndiheni të varur nga sheqeri.

Fizikisht, ju mund të mos konsumoni mjaftueshëm ushqim gjatë ditës, kështu që dëshira për sheqer intensifikohet sepse trupi juaj sinjalizon se ka nevojë sa më shpejt për energji.

Arsyet psikologjike janë më komplekse, dhe ju mund të ndiheni të varur nga sheqeri për disa arsye.

Mund t’ju jetë bërë zakon dhe trupi juaj është i kushtëzuar ta dëshirojë sheqerin më shpesh.

Nëse jeni të stresuar ose nëse keni mungesë gjumi, hormonet tuaja të urisë shtohen, duke e bërë më të vështirë kontrollimin e dëshirës për ushqime të ëmbla.

Gjithashtu kur konsumoni ushqime me sheqer, në tru gjenerohen sinjale që japin një ndjesi shpërblimi, gjë që mund të përforcojë dëshirën e vazhueshme për të konsumuar këto lloj produktesh.

Si të kontrolloni dëshirën për sheqer

Dëshira për sheqer dhe zakonet e të ngrënit mund të jenë mënyra juaj për të përmbushur ose kompensuar një nevojë emocionale.

Për shembull, shumë njerëz kërkojnë sheqer kur janë të lodhur, të zemëruar, të trishtuar ose të mërzitur.

Identifikimi i ndjenjave tuaja mund të jetë një mënyrë e fuqishme për të frenuar këtë dëshirë.

Po ashtu konsumi i mjaftueshëm i proteinave, fibrave dhe drithërave të plota në çdo vakt, mund të mbajë të qëndrueshme nivelet e sheqerit në gjak dhe të frenojë dëshirat për sheqerna.

Menaxhimi i stresit përmes ushtrimeve, kujdesit për veten dhe meditimit, është një mënyrë tjetër efikase. / AgroWeb.org

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË MORËN DOKUMENTET ITALIANE"/ Shqiptari kapet në fermën e kanabisit prej 900 mijë paundësh në Angli, dënohet me 14 muaj burg
Previous article KËRCËNIMET DHE URDHRAT E VUÇIÇ PËR USHTRINË/ Presidentja e Kosovës bisedon me kreun e NATO për sigurinë

s.autor

Postime të ngjashme

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta Shëndet

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e… Shëndet

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e…

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT