• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HELMIM MASIV NË KOPSHTIN E GRAMSHIT/ 3 fëmijë në Urgjencë, ngjarja para 5 ditësh, institucionet e fshehën! Analizat konfirmojnë salmonelën
Home
Aktualitet
Kronikë

HELMIM MASIV NË KOPSHTIN E GRAMSHIT/ 3 fëmijë në Urgjencë, ngjarja para 5 ditësh, institucionet e fshehën! Analizat konfirmojnë salmonelën

24 May, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Tre fëmijë janë paraqitur në urgjencën e spitalit të Gramshit me simptoma helmimi, diarre, të vjella dhe temperaturë para 5 ditësh. Fëmijët janë të gjithë të moshës 3 deri në 6 vjeç dhe frekuntojnë kopshtin nr. 1 të qytetit të Gramshit, që administrohet nga bashkia e këtij qyteti.Episodi i helmimit masiv ka ndodhur të martën (20 Maj), por ngjarja është mbajtur e fshehtë nga institucionet shëndetësore, vendore dhe policia që ende nuk ka nisur hetimet për rastin.

Ngjarja u mësua mesditën e së shtunës nga një familjar, i cili denoncoi publikisht helmimin e nipit të tij, duke publikuar dhe fletën e analizave, ku mjekja Dafina Jaho konfirmon praninë e bakterit salmonelë.

Mbetet enigmë se çfarë e shkaktoi helmimin masiv tek fëmijët e kopshtit publik të Gramshit, ku mësojnë 53 fëmijë. Burimet thanë se shkak dyshohet prania e salmonelës në ushqimin që kanë konsumuar në kopsht ose në ujin e pijshëm, por kjo pritet të faktohet nga AKU-ja e cila ende nuk ka marrë mostrat dhe nuk ka kryer analiza, edhe pse episodi ka ndodhur 5 ditë më parë.

Reagimi i pare vjen nga Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor pasi lajmi u publikua në media. Në njoftim thuhet se “1 fëmijë është paraqitur me shqetësime të lehta gastrointestinale dhe është referuar për analiza laboratorike nga mjekja pediatre përkatëse. Në kuadër të hetimit epidemiologjik janë marrë gjithsej 76 mostra nga fëmijët dhe punonjësit, dhe janë në proces analizimi. Rezultatet e analizave nuk kanë dale ende përfundimtare dhe priten të jenë të disponueshme ditën e diel, më 25 maj 2025”.

Nga ana tjetër, për Report Tv ka folur dhe drejtoresha e spitalit Gramsh, Greta Lena, e cila bën me dije se vërtetë në spital janë paraqitur fëmijë me salmonelë, por situata është nën kontroll dhe jo siç paraqitet në disa rrjete sociale.

Në spital, thotë ajo, janë paraqitur vetëm 3 fëmijë, një rast me simptoma më të rënda dhe 2 të tjerë me më të lehta. Pas ngjarjes, kopshti i është nënshtruar dizifektimit.

“Nuk është i vërtetë numri që qarkullon në mediat sociale. Tre fëmijë janë paraqitur në urgjencën e spitalit Gramsh në fillim të javës. Fillimisht është paraqitur një fëmijë me simptoma më të rënda, me temperaturë të lartë, diarre dhe të vjella. E referuam për ekzaminime te higjiena dhe analizat konfirmuan prezencë të bakterit salmonelë. Më pas në spital mbërritën edhe dy fëmijë të tjerë me simptoma më të lehta, frekuentues të kopshtit, ku analizat laboratorike konfirmuan sërish prezencë salmonele. U krye menjëherë dezinfektimi i ambienteve të kopshtit dhe në vijim, të paktën në spital, nuk janë paraqitur më raste fëmijësh me simptoma,” – përfundon Lena.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPAK SEKUESTRON 100 TELEFONA/ Dosje korrupsioni dhe krimi, bastisen zyrat e bashkisë
Previous article AKUZOHET PËR DROGË NË AUSTRALI/ Reagon Elvis Pupa: Prej një muaji jam në Tiranë, deformimi ka marrë vendin e të vërtetës

s.autor

Postime të ngjashme

SOT PROVIMI I MATEMATIKËS/ Mbi 26 mijë maturantë përballen me testin e Maturës Shtetërore Aktualitet

SOT PROVIMI I MATEMATIKËS/ Mbi 26 mijë maturantë përballen me testin e Maturës Shtetërore

TRAGJEDIA NË KSAMIL/ Momenti kur 20-vjeçari përplaset me shpejtësi me skafin e Policisë Aktualitet

TRAGJEDIA NË KSAMIL/ Momenti kur 20-vjeçari përplaset me shpejtësi me skafin e Policisë

E TRISHTË/ Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta pediatri i njohur Edi Tushe Aktualitet

E TRISHTË/ Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta pediatri i njohur Edi Tushe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT