• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRGJIMET/ Doli në dosjen ‘Ura’, vëllai i truprojës së Berishës ishte një ndër furnizuesit e drogës nga Shqipëria drejt Italisë
Home
Aktualitet
Kronikë

PËRGJIMET/ Doli në dosjen ‘Ura’, vëllai i truprojës së Berishës ishte një ndër furnizuesit e drogës nga Shqipëria drejt Italisë

22 May, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Emri i Redi Tushës, vëllai i Ervis Tushës, truprojë e njohur e Sali Berishës është përmendur në mënyrë të drejtpërdrejtë në hetimet e autoriteteve italiane për një rrjet të gjerë trafiku ndërkombëtar droge. Sipas dosjes hetimore, Tusha luante një rol kyç në furnizimin me heroinë nga Shqipëria drejt Italisë.

Hetimet, që përfshijnë përgjime ambientale dhe telematike të realizuara ndaj Erigels Presit, Genci Telollarit dhe Gerti Aliut, zbulojnë se Redi Tusha ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me grupin shqiptar dhe kishte detyrën për të siguruar dhe dërguar heroinën.

Në dosjen italiane thuhet se Tusha ishte furnizuesi kryesor i lëndës narkotike dhe bashkëpunonte ngushtë me Gerti Aliun, i cili shërbente si ndërmjetës mes trafikantëve shqiptarë dhe grupit italian të drejtuar nga Presi.

“Referencat për figurën e Redi Tushës si shtetas shqiptar që furnizonte grupin e Presit me heroinë të pastër, datojnë që nga tetori i vitit 2021, bazuar në përgjimet e bisedave mes Presit, Telollarit dhe Aliut,” thuhet në dosje.

Pjesëmarrja e tij u konfirmua gjithashtu gjatë një takimi fizik më 11 nëntor 2021 në qytetin italian të Barit, ku ai mbërriti me një makinë me targa shqiptare. Sipas ReportTv autoritetet kanë gjurmuar lëvizjet e tij përmes hyrje-daljeve në pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Italisë.

Pjesë nga dosja:

 

“Referencat për figurën e Redi Tushës  si shtetas shqiptar që nga Shqipëria ishte në gjendje të furnizonte me heroinë të pastër grupin që drejtohej nga Erigels Presi, dalin që nga muaji tetor 2021, me rastin e bisedave të përgjuara ambientalisht mes Presit dhe Telollarit dhe mes këtyre edhe Gerti Aliu, i cili ndërmjetësonte kontaktet me trafikantët shqiptarë të drogës. Në veçanti, më 14.10.2021, gjatë një bisede të përgjuar mes Presit dhe Telollarit, ky i fundit kërkonte konfirmim nga Presi se personi me të cilin Gerti Aliu ishte në kontakt me një që quhej Redi Tusha, duke sqaruar se pak më parë, gjatë një video telefonate me vetë Gertin, i kishte parë së bashku: “do të vijë Gerti dhe do të flasë personalisht (…) më tha për një vend tjetër. Duhet të gjejmë një magazinë (…) për ta mbajtur (…) si the ti? Tusha (…) po, Tusha! (…) Redi! (…) ishte ai më parë në dhomë (…) me Gertin”.

Kjo përmendje tashmë jepte treguesit e parë të qarta dhe të padiskutueshme për identitetin e trafikantit të drogës me të cilin Gerti Aliu ishte në kontakt në Shqipëri për të krijuar një kanal furnizimi me lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Italisë. Konfirmimi që bëhej fjalë për Gerti Aliun si furnizues i ngarkesave u mor nga Presi dhe Telollari me kalimin e dy ditëve, më 16.10.2021, gjatë një takimi në Bari mes këtyre të fundit dhe vetë Gerti Aliun. Në atë rast, përgjimi ambiental në brendësi të automjetit të Presit mundësoi për të dokumentuar se Gerti Aliu ishte pikërisht në ato momente në kontakt telefonik me një person me emrin Redi, i cili përmes një mesazhi kishte komunikuar se kishte vështirësi pët të ngarkuar në Shqipëri kamionin me ngarkesën e drogës që do të nisej drejt Barit (proc. nr. 115 R.I.; 1675/21 e 16.10.2021).

Një konfirmim i rëndësishëm për identifikimin e Redi Tushës erdhi me rastin e takimit që Presi dhe Telollari zhvilluan me të në Bari, në parkingun e qendrës tregtare “Mongolfiera” më 11.11.2021, ku ai mbërriti pasdite me një automjet të monitoruar OPEL, që drejtohej nga Presi. Në pritje të takimit, Presi i tregonte një automjet tjetër tip “Range (Rover)” me targë (pjesërisht) “001SB”, që sipas tyre do të ishte i personit që do të takonin, duke thënë pak a shumë: “ja ku erdhi ai, është Range (…) nuk ka askënd brenda (…) 001SB (…) do ta lë këtu dhe do të vijë në këmbë”.

Këto elemente bënë të mundur që emri “Redi”, që kishte në dispozicion një automjet Range Rover me targë pjesërisht “001 SB”, së bashku me informacionin se vinte nga Shijaku, të çonin në identifikimin e sigurt të shtetasit shqiptar Redi Tusha, i lindur në Shijak më 16.04.1983, përdorues i makinës me targë shqiptare AB001SB. Për më tepër, u vërtetua edhe pjesëmarrja e tij reale në takimin me Presin dhe Telollarin, pasi në atë ditë ishte me të vërtetë në Itali, dhe më 11 nëntor 2021 ishte në Bari me një makinë me targë AA001SB. Të dhënat e marra nga kompania e trageteve treguan se emri i pasagjerëve që hipën në të njëjtën traget të kompanisë Golden Bridge në nisje nga porti i Barit drejt Durrësit, përfshinte edhe targën e përmendur më sipër AA001SB, e cila figuron në regjistrimet për nisjen dhe kthimin në Shqipëri. Kjo provon se mjeti realisht i përdorur nga Redi Tusha ishte AB001SB, dhe se ai ishte regjistruar në sistemin e gazetës Dita Dami Tims me të njëjtën targë, dhe se kishte hyrë në territorin shqiptar më 28.10.2021 nga Mali i Zi, me të njëjtin automjet me targë shqiptare AB001SB, dhe ishte kthyer më pas më 12.11.2021 nga porti i Durrësit, me një biletë të prenotuar me nr. 2615825.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSJA "TOYOTA YARIS"/ GJKKO dënon me 4 vjet burg Radovan Çelën
Previous article E TRISHTË/ Ndërron jetë Artan Lame, pas një ndërhyrje në zemër

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT