Bashkimi Europian dhe Shqipëria do të mbajnë sot Konferencën e pestë Ndërqeveritare, ku do të hapet grupkapitulli i tretë i negociatave për anëtarësim, i cili fokusohet në “Konkurrueshmërinë dhe Rritjen Gjithëpërfshirëse”.
Delegacioni shqiptar do të kryesohet nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
Negociatat për kapitujt e Grupimit 3
Kapitulli 10 (Transformimi Digjital dhe Media)
Kapitulli 16 (Tatimet)
Kapitulli 19 (Politika Sociale dhe Punësimi)
Kapitulli 25 (Shkenca dhe Kërkimi)
Kapitulli 26 (Arsimi dhe Kultura)
Kapitulli 29 (Bashkimi Doganor)
Në vetëm tetë muaj, Shqipëria ka hapur negociatat për 27 fusha të. Konferenca e katërt Ndërqeveritare u mbajt më 14 prill në Luksemburg, ku u hap grupkapitulli për tregun e brendshëm.
Qeveria shqiptare synon të hapë të gjithë grupkapitujt brenda vitit 2025 dhe të përmbyllë negociatat deri në vitin 2027, me synimin që Shqipëria të bëhet anëtare me të drejta të plota e BE-së në vitin 2030.


