• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ME ISH-GRUAN KAM DY FËMIJË…”/ Rrëfimi i ambasadorit të BE-së! Silvio Gonzato flet për dasmën me partnerin: Kishim rreth 200 të ftuar, ishte moment prekës
Home
Intervista

“ME ISH-GRUAN KAM DY FËMIJË…”/ Rrëfimi i ambasadorit të BE-së! Silvio Gonzato flet për dasmën me partnerin: Kishim rreth 200 të ftuar, ishte moment prekës

19 May, 2025 s.autor Intervista, Politikë

Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Silvio Gonzato ka bërë një rrëfim të rrallë për jetën personale, teksa foli për prirjet e tij seksuale.

Silvio-Gonzato-ambasadori-i-BE-se-1-1173-1024x585

Diplomati europian ka zbuluar se është baba i dy fëmijëve me ish-gruan, ndërsa tashmë është martuar me një burrë.

Silvio Gonzato, gjatë një interviste në A2CNN, tregoi se është martuar me partnerin e tij në një ceremoni në Bruksel ku ishin rreth 200 të ftuar miq të tyre, teksa u shpreh se ishte një moment shumë prekës.

silvio gonzato (3)

“Është e vështirë sot të ekspozohesh në këtë formë dhe bëhesh i cenueshëm, por më pëlqen të jem i sinqertë. Nuk kam diçka për të fshehur. Të shprehesh se kush je në të vërtetë nuk është e lehtë por e rëndësishme të jesh i ndershëm.  Mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju dhe ndjenjat që kam janë të njëjta me ju. Po ne jemi ndryshe, jemi me këtë diversitet dhe jemi edhe të njëjtë. Me pëlqen edhe ideja e ekspozitës. Ne kemi një thelb njerëzor në vetvete. Ju ndoshta e dini që unë kam qenë i martuar me një femër, kam dy fëmijë dhe më pas u martova me një burrë dhe mund të them që problemet në marrëdhënie janë njësoj, janë tërësisht njësoj.

Kjo është foto jonë nga momenti që jemi martuar në Bruksel ishte një dasmë e bukur sepse u shpreh dashuria nga të gjithë miqtë tanë, rreth 200 vetë që erdhën dhe ishte një moment shumë prekës, shumë i bukur t’ju them të drejtën”, u shpreh ambasadori Gonzato.

Foto e ambasadorit të BE nga ceremonia e martesës me partnerin

Foto e ambasadorit të BE nga ceremonia e martesës me partnerin

Diplomati i BE-së bëri rrëfimin personal në kuadër të javës kulturore europiane nën moton e Bashkimit Europian: “Të bashkuar në diversitet”, ku shpjegoi projektet që po zhvillohen me artistët.

Ambasadori komentoi ekspozitën fotografike me temë dashurinë të, fotografes Blerta Kambo, ku sipas tij, portretizohen larmi dashurie, jo vetëm mes një femre dhe një mashkulli, ndërsa theksoi se në vendin tonë duhet të ndryshojë mendësia.

“Tema kryesore është krijimi kësaj hapësire në të cilën njerëzit të ndërveprojnë në mënyrë të lirshme dhe të formësojnë vizionin e tyre për BE. Do të kemi disa teatër. Një tjetër është ekspozitë nga Blerta Kambo; Dashuria është e njëjtë për të gjithë aty protretizohen mënyra të ndryshme dashurie, jo vetëm mes një femër dhe një mashkulli. Besoj se njerëzit e dinë që jam homoseksual, por nuk abuzoj me pozicionin që kam. U zhgënjeva pasi kemi patur vështirësi për të gjetur vendin ku do të organizohej, se njerëzit thoshin nuk do t’i tregojmë këto fotografi se kemi fëmijë, por ato janë foto me dashuri. Janë thjesht fotografi.

Në Shqipëri duhet të arrihet ky ndryshim i mendësisë. Njerëzit të pranojnë larminë dhe mendoj që kjo do të japë efektin e vet. Kemi muzikë dhe tematika të tjera si emigracioni që prek shqiptarët dhe marrëdhënia mes gjuhës e pushtetit. Të gjitha këto për të simuluar reflektim për sfidat me të cilat përballemi. Kultura është mjet i fuqishëm për të tejkaluar kufijtë dhe prandaj e bëmë këtë në partneritet me artistët”,deklaroi Silvio Gonzato.

silvio gonzato (1)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZOHET PËR FSHEHJE PASURIE/ GJKKO kthen për plotësim hetimesh dosjen e Asllan Dogjanit! Deputeti i PD: E iniciuar nga Rama
Previous article LIROHET SAFET GJICI/ Ish-kryebashkiaku i Kukësit lë qelinë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore

s.autor

Postime të ngjashme

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama Breaking News

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT