• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZOHET PËR FSHEHJE PASURIE/ GJKKO kthen për plotësim hetimesh dosjen e Asllan Dogjanit! Deputeti i PD: E iniciuar nga Rama
Home
Politikë

AKUZOHET PËR FSHEHJE PASURIE/ GJKKO kthen për plotësim hetimesh dosjen e Asllan Dogjanit! Deputeti i PD: E iniciuar nga Rama

19 May, 2025 s.autor Politikë

GJKKO ka kthyer për plotësim hetimesh dosjen ndaj deputetit demokrat Asllan Dogjani, i cili akuzohet për mosdeklarim dhe fshehje pasurie. Pas pretendimeve që paraqitën mbrojtësi i Dogjanit dhe Prokuroria, gjykata i kërkoi kësaj të fundit që të kryejë veprime shtesë duke i lënë një muaj kohë.

Deputeti demokrat, pasi doli nga gjykata, vazhdoi akuzat duke thënë se i gjithë procesi është i iniciuar nga Rama. Përmendi gjithashtu edhe pretendimet për vjedhje zgjedhjesh, ndërsa shtoi se edhe pse nuk u zgjodh deputet, do të vazhdojë që të jetë në shërbim të atyre që e kanë votuar.

“Pavarësisht skemave që përdor, grupet kriminale ishin ballë përballë me ne. Administrata, grupet kriminale, paraja dhe intimidimi i qytetarëve ishte një vjedhje e pakontrolluar. Ramës i doli situata nga kontrolli. Nuk mbahet një pushtet me vota të vjedhura. Pavarësisht se nuk do të jem në parlament, jam deputeti i popullit dhe atyre njerëzve që më kanë votuar. Fatkeqësia më e madhe është që Rama ka kapur gjithçka dhe po kontrollon gjithçka. Është dëm i madh për shëqipërinë. Ka bërë marrëveshje të fshehta me ndërkombëtarët për të sjellë në Shqipëri…Sot është bërë seancë normale për detyrat e prokurorisë, i tregoi akuzës se çfarë veprimesh. Gjykata tha do të kryesh edhe këtë detyra të tjera dhe do të vish pas një muaji. Kjo çështje del qartë se është iniciuar dhe drejtuar nga Rama. Nuk jam këtu se kam vjedhur e korrupsion, por po fole, edhe me qenë Rama në pushtet, është krim.”

I pyetur për përgjegjësinë që duhet të mbajë Sali Berisha për humbjen e thellë në zgjedhje, Dogjani u shmang duke thënë se përgjegjësi i vetëm është Edi Rama. Sipas tij, nuk ka fitues me vota të vjedhura.

“Do të mbajë përgjegjësi Rama që ka vjedhur votat deri në 1. Fitues me vota të vjedhura. Iu bëj thirrje qytetarëve që të kërkojnë…Unë kam parë përballë, është dëm për qytetarët e Shqipërisë. Ky njeri nuk e mban pushtetin me vota të vjedhura. Unë do të jem zëri i tyre, unë nuk kam, nevojë për xhaketën e parlamentit. Pavarësisht dhunës e presioneve. Kur më bëhet presion jam pak më i fuqishëm”, u shpreh Dogjani.

Dogjani akuzohet nga SPAK për “refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë” lidhur me një apartament rreth 100 metër katrorë, për të cilin ai thotë se e ka e fituar si rezultat i këshillimit juridik. Por, sipas SPAK, Dogjani e bleu apartamentin rreth 126 mijë euro, vlerë të cilën e pagoi cash.

Deputeti demokrat është shprehur më herët se kallëzimi ndaj tij është bërë nga ndërtuesi Ilrijan Çelaj, të cilin ai e quan ‘zaptues’ pasi më parë e ka paditur për grabitjen e hapësirës publike para pallatit ku banon duke e kthyer në parkim me pagesë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLANI PËR TË VRARË INEZ HAJRULLËN/ Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet për Leonard Luzin dhe dy të tjerët
Previous article "ME ISH-GRUAN KAM DY FËMIJË..."/ Rrëfimi i ambasadorit të BE-së! Silvio Gonzato flet për dasmën me partnerin: Kishim rreth 200 të ftuar, ishte moment prekës

s.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT