• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SPAK SËRISH NË ELBASAN/ Agjentët e BKH në terren për hetimin e krimeve zgjedhore
Home
Breaking News

SPAK SËRISH NË ELBASAN/ Agjentët e BKH në terren për hetimin e krimeve zgjedhore

10 May, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Përfaqësues të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zbarkuar sërish mëngjesin e kësaj të shtune në qytetin e Elbasanit ku janë takuar me Drejtuesin e Prokurorisë Kreshnik Ajazi dhe Drejtorin e Policisë Vendore Fatmir Hoxha.

Fokusi i takimit kanë qenë shqetësimet dhe denoncimet në rritje që lidhen me zgjedhjet të 11 majit.

Përfaqësuesit e SPAK dhe BKH kanë kërkuar angazhim maksimal nga institucionet e drejtësisë dhe rendit, me qëllim rritjen e monitorimit në terren, sidomos në zonat e identifikuara si të ndjeshme.

Ata kanë thënë se çdo kallëzim apo indicie që lidhet me krime zgjedhore do të trajtohet me përparësi dhe në mënyrë të paanshme.

Gjithashtu është theksuar rëndësia e krijimit të një klime besimi për qytetarët që dëshirojnë të raportojnë parregullsi, duke garantuar mbrojtjen e tyre dhe trajtimin konfidencial të informacionit.

Kjo është vizita e dytë e SPAK dhe BKH në Elbasan në prag të zgjedhjeve, duke e kthyer këtë qark në një nga pikat me vëmendje të veçantë për shkak të historikut të përfshirjes së elementëve të krimit të organizuar në procese zgjedhore të mëparshme.

Autoritetet kane paralajmeruar se do të ketë zero tolerancë ndaj çdo shkeljeje të ligjit elektoral, dhe kanë garantuar se veprimet penale do të ndiqen me shpejtësi dhe vendosmëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NIS SHPËRNDARJA E MATERIALEVE ZGJEDHORE NË POGRADEC/ Për herë të parë votojnë edhe gratë e dënuara në burgun e Pojskës
Previous article VRAU RESHIT SALLAHUN/ Ylber Jaku para gjykatës: Në seanca të jetë i pranishëm përfaqësues nga ambasada angleze, s’kam besim...

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT